28 Mars 2024

Investimet e huaja direkte në Shqipëri arritën vlerën 273 milionë euro

Tiranë, 15 qershor - Banka e Shqipërisë (BSH) ka bërë të ditur se, investimet e huaja direkte arritën vlerën 273 milionë euro, në tremujorin e parë të këtij viti.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, investimet e huaja direkte shënuan një rritje prej 17%.

Sipas Bankës së Shqipërisë, fitimet e riinvestuara të sipërmarrjeve të huaja u zgjeruan me 15% dhe arritën vlerën 137 milionë euro.

Ndërsa injektimi i kapitalit të ri në tremujorin e parë 2022 shënoi vlerën 105 milionë euro, 15% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ndër sektorët me rritjen më të lartë të investime të huaja, për tremujorin e parë renditet industria nxjerrëse, me rreth 24% të fluksit total të investimeve të huaja direkte, pasuar nga sektori i pasurive të paluajtshme dhe më pas renditet ai financiar përkatësisht me 18.5% dhe 15% të flukseve totale vjetore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)