29 Mars 2024

INDEP diskuton zbatimin e Pakos së Ringjalljes Ekonomike

Prishtinë, 12 korrik - Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) organizon tryezën “Diskutim mbi zbatimin e Pakos së Ringjalljes”.

Përmes kësaj tryeze INDEP synon informimin e qytetarëve për sa i përket masave të Pakos së Ringjalljes Ekonomike dhe zbatimit të tyre në periudhën 1 vjeçare.

Poashtu, në këtë dialog do të diskutohet me akterë relevantë si dhe ekspertë të ekonomisë ndikimi ekonomik që ka pasur Pakoja e Ringjalljes në periudhën post-pandemike në Kosovë, masat e shndërruara në politika si dhe veprimet e pazbatuara deri tani nga ana e Qeverisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)