29 Mars 2024

IFC dhe MD bashkojnë forcat për të përmirësuar ligjet e falimentimit në Kosovë

Prishtinë, 15 dhjetor - Në përpjekje për të përmirësuar procedurat vendore të falimentimit dhe ngritur efikasitetin e sistemit të zgjidhjes së borxhit në Kosovë, IFC dhe Ministria e Drejtësisë e Republikës së Kosovës po bashkojnë forcat për të mbështetur kornizën dhe praktikat e falimentimit.

Kjo do të ndihmojë në forcimin e rrugës për zgjidhjen e kredive jopërformuese, rritjen e kthimit te kreditorët dhe ruajtjen e bizneseve të qëndrueshme.

Si pjesë e përpjekjes së përbashkët, IFC do të këshillojë Qeverinë e Kosovës ndërsa përditëson ligjet dhe rregulloret e saj të falimentimit.

Rregullat e reja do të synojnë të ndihmojnë bizneset me probleme të rivitalizohen dhe bizneset e dështuara të mbyllen me efikasitet, duke lëshuar kapitalin e vlefshëm përsëri në ekonomi. Iniciativa, e njohur si Projekti i Zgjidhjes së Borxhit, pritet të krijojë një rrjet sigurie për bizneset dhe investitorët, duke përmirësuar qasjen në kredi, veçanërisht për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.

“Si institucion shtetëror, ne luajmë rol vendimtar në krijimin e një mjedisi afarist që është në gjendje të mbajë investimet aktuale dhe të tërheqë ato të reja”, tha Nita Shala, ZevendesMinistre e Drejtësisë e Kosovës.

“Do të punojmë me IFC-në për të zhvilluar një kornizë të qartë ligjor, të parashikueshme, të qëndrueshme dhe të drejtë dhe për të siguruar mbrojtjen e investitorëve nëpërmjet zbatimit të rreptë të ligjit dhe një sistemi të besueshëm të drejtësisë për një klimë investimi më transparente dhe më të favorshme.”

Projekti do të zbatohet në partneritet me qeverinë e Zvicrës, e përfaqësuar nga Sekretariati Shtetëror Zviceran për Çështjet Ekonomike (SECO).

“Në fund të këtij programi, presim të kemi një mjedis të përmirësuar afarist, korniza më të mira ligjore dhe rregullative të falimentimit dhe sektorë më të fuqishëm financiarë dhe privatë,” tha Katrin Ochsenbein, Këshilltare Rajonale dhe Shefe e Divizionit për Ekonomi dhe Punësim, Ambasada e Zvicrës/Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë.

“Përderisa Kosova ka bërë përparim të konsiderueshëm drejt shndërrimit në një ekonomi të tregut, të bërit biznes në vend është ende sfidues për shkak të boshllëkut të madh rregullativ”. Përmirësimet në procedurat e falimentimit dhe insolvencës janë thelbësore për fillimin e investimeve dhe vënien e kapitalit në dispozicion të bizneseve – të vogla dhe të mëdha – së bashku me ngritjen e kapaciteteve dhe fushatat e ndërgjegjësimit publik.

“Duke pasur parasysh se regjimet efektive të falimentimit janë tiparet kryesore të një ekonomie moderne të tregut, qëllimi jonë është të nxisim mekanizmat e falimentimit në Kosovë, duke promovuar zgjidhje jashtë gjykatës dhe procedura të përshpejtuara të ristrukturimit,” “Përderisa Kosova ka bërë përparim të konsiderueshëm drejt ndryshimit të ekonomisë së saj të tregut, mjedisi mundësues që mbështet ciklin e rritjes dhe rinovimit të biznesit është ende sfidues për shkak të një boshllëku të madh rregullator”.tha Ary Naïm, Menaxher Rajonal i IFC-së për Evropën Qendrore dhe Juglindore.

“Kjo do të ndihmojë në nxitjen e zhvillimit të sektorit privat në Kosovë, një burim i rëndësishëm i vendeve të punës dhe inovacionit, duke stimuluar rritjen ekonomike në mbarë vendin.”

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)