28 Mars 2024

Guvernatori Mehmeti takoi Ambasadorin francez në Kosovë

Prishtinë, 15 nëntor - Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, ka pritur ambasadorin e ri të Francës në vendin tonë, Olivier Guérot.

Në këtë takim, Guvernatori Mehmeti njoftoi Ambasadorin për zhvillimet e fundit në sektorin financiar, i cili vazhdon të jetë stabil dhe likuid, pavarësisht vështirësive në të cilat po kalon vendi për shkak të zhvillimeve negative nga lufta në Ukrainë.

Nga ana tjetër, Ambasadori Guérot u interesua për një varg çështjesh që ndërlidhen me sektorin financiar në vend, ndërsa shprehu interesimin për rritjen e bashkëpunimit mes dy institucioneve.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)