20 Prill 2024

Guvernatori Mehmeti dhe ambasadori Sakar flasin për zhvillimet në ekonomi

Prishtinë, 16 dhjetor - Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, ka pritur në takim ambasadorin e Republikës së Turqisë në vendin tonë, Çagri Sakar.

Guvernatori Mehmeti ka njoftuar ambasadorin me zhvillimet e fundit në sektorin financiar, masat e ndërmarra nga ana e BQK-së, që nga fillimi i pandemisë gjë që ka ndikuar që ky sektor të mbetet stabil dhe likuid, si dhe i gatshëm për të ndihmuar në çdo kohë qytetarët dhe ekonominë e vendit për të kaluar situatën me pandeminë në të cilën gjendet edhe vendi ynë.

Guvernatori falënderoi shtetin e Turqisë për ndihmën dhënë Kosovës dhe për bashkëpunimin, dhe projektet e realizuara deri më tani, derisa shprehu gatishmërinë dhe interesimin që bashkëpunimi të avancojë tutje.

Nga ana tjetër, ambasadori Sakar vlerësoi lartë të arriturat e sistemit financiar të Kosovës dhe shprehu përkushtimin për angazhim në avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Republikës së Turqisë dhe Republikës së Kosovës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)