29 Mars 2024

Greqia shpalli masa emergjente për shkak të rënies ekonomike

Athinë, 3 shkurt - Kryeministri grek Jorgos Papandreu i drejtoi mbremë apel kombit dhe shpalli masat emergjente të programit të tij të rreptë të kursimeve. Papandreu theksoi se masat do ta shpëtojnë “vendin nga gremina” dhe do ta venë ekonominë “në orbitë zhvillimi”. Shkurtimet drastike të shpenzimeve publike dhe lufta kundër evazionit fiskal, ngrirja e pagave në sektorin

publik si dhe rritja e taksës së karburantit ishin disa nga masat e shpallura prej tij. “Sot Greqia ndodhet në epiqendër të një loje spekulative më të gjerë që ka në shenjestër vetë euron”, tha Papandreu duke fajësuar në radhë të parë për gjendjen “pa precedent” të ekonomisë greke politikën vendase. Më parë Papandreu ishte takuar me krerët e partive politike duke siguruar konsensusin e dy partive të së djathtës por jo edhe të së majtës.

 

Komisioni Evropian pritet sot të aprovojë programin grek, për të cilin ministri i jashtëm gjerman Westerwelle që dje vizitoi Athinën shprehu mbështetjen dhe besimin gjerman “në forcat e Greqisë për të kapërcyer krizën”.

BE kërkon nga Greqia masa më të ashpra kursimesh

Komisioni Evropian do të vendosë masa më të rrepta kontrolli ndaj Greqisë me qëllim që Athinën ta detyrojë që të ndërmarrë një kurs më të shpejtë dhe më drastik kursimesh për rimëkëmbjen e buxhetit. Komisioneri evropian për monedhën Joaquin Almunia këtë të mërkurë do të paraqesë edhe një program konkret kursimesh.

Sipas këtij plani, Athina duhet të shkurtojë rrogat në shërbimet publike dhe të ndërpresë punësimet e reja, bëhet e ditur në Bruksel. Deri në fund të vitit 2012, Greqia duhet të ulë nivelin e borxheve nga 13 për qind në nivelin e lejuar sipas standardeve evropiane, në tre për qind.

 

Kriza në Greqi ndikon edhe në stabilitetin e euros. Në samitin ekonomik në Davos, Almunia ka deklaruar para disa ditësh se shteti grek nuk cënohet nga falimentimi dhe se Greqia nuk do të përjashtohet nga zona e euros. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)