20 Prill 2024

Graçanica i bashkohet procesit të Zhvillimit Ekonomik Rajonal

Prishtinë, 22 shkurt - Kryetari i komunës së Graçanicës nënshkroi të hënën marrëveshjen ndërkomunale për t’iu bashkuar procesit të Zhvillimit Ekonomik Rajonal të Bashkimit Evropian (EURED)  dhe u bë anëtare e Agjencisë për Zhvillim Rajonal (RDA) me qendër në Prishtinë. Graçanica është komuna e shtatë anëtare e AZhR-së, qendër, së bashku me komunën e Prishtinës, Drenasit, Fushë Kosovës, Obiliqit, Podujevës, dhe Shtimes.


Kjartan Björnsson, shef i Operacioneve në Zyrën ndërlidhëse të KE-së pohoi: “Komisioni Evropian është i kënaqur që Graçanica po i bashkohet procesit të  EURED-it dy javë pas Kllokotit dhe Ranillugut. Procesi i EURED-it po dëshmohet të jetë korniza e duhur për krijimin e partneriteteve për rritje ekonomike në baza shumetnike.”


Isa Mustafa, kryesues i Bordit Udhëheqës të AZhR-së, qendër, pohoi: “Bordi e ka mirëpritur Graçanicën në procesin e EURED-it. Tani ne duhet të përqendrohemi dhe të punojmë drejt zhvillimit ekonomik pasi që është koha t’i përmbushim kërkesat e qytetarëve për të përmirësuar standardin e tyre të jetesës dhe cilësinë e jetës.”


Bordi Udhëheqës i Agjencisë për Zhvillim Rajonal (RDA) qendër, mbajti mbledhjen e tij të rregullt në hapësirat e AZhR-së, qendër, në Prishtinë. Drejtori ekzekutiv i AZhR-së, qendër, z. Salvador Elmazi, raportoi për progresin e shënuar në përgatitjet e strategjisë për zhvillim ekonomik rajonal si dhe në përmirësimin e konsolidimin e parteriteteve për zhvillim midis bizneseve, autoriteteve, shërbimeve publike, OJQ-ve dhe mediave. 


Zyra ndërlidhëse e Komisionit Evropian përkrah procesin e EURED-it përmes bashkëfinancimit të veprimtarisë së pesë njësive të AZhR-së duke ofruar ndihmë teknike me ekspertë nga BE-ja dhe duke financuar projekte për zhvillim ekonomik përmes skemës së granteve të EURED-it.


Zyra ndërlidhëse e KE-së publikoi një ftesë për propozime në shumë prej € 7.4 milionë për të financuar projekte për zhvillim ekonomik rajonal në pesë regjionet ekonomike të Kosovës, që do të jetë i hapur deri më 20 maj 2010.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)