28 Mars 2024

Gjykata Komerciale me 7240 lëndë të pa përfunduara

Prishtinë, 4 nëntor - Kryetari i Gjykatës Komerciale të Kosovës Mahir Tutuli, në takimin e radhës së Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK), ka paraqitur raportin për funksionalizimin e Gjykatës Komerciale dhe raportin statistikor për muajin gusht, shtator dhe tetor 2022.

Para anëtarëve të KGjK, kryetari Tutuli, fillimisht paraqiti sfidat dhe problemet me të cilat është duke u ballafaquar Gjykata Komerciale që nga funksionalizimi, me theks të veçantë numrin e vogël të gjyqtarëve të angazhuar dhe stafin administrativ dhe profesional e angazhuar në gjykatë.

Sa i përket raportit statistikor të Gjykatës Komerciale, kryetari Tutuli paraqit të dhënat për Dhomat e Shkallës së Parë, përkatësisht secilin departament veç e veç, dhe për Dhomat e Shkallës së Dytë.

Sipas raporteve statistikore Gjykata Komerciale që nga fillimi i punës, 1 gusht 2022 deri më 31 tetor 2022, lëndë të trashëguara nga të gjitha Gjykatat Themelore ka të evidentuara 6.621, lëndë të pranuara janë të evidentuara 939 të reja, lëndë të përfunduara janë të evidentuara 320, ndërsa kanë mbetur në punë 7240 lëndë.

Dhomat e Shkallës së Dytë nga Gjykata e Apelit, kanë trashëguar 1.467 lëndë, ka pranuar 265 lëndë të reja, janë përfunduar 231 lëndë, ndërsa kanë mbetur të papërfunduara 1.501 lëndë.

Tutuli, para anëtarëve të KGjK-së, ka theksuar se edhe përkundër faktit se gjykata është duke funksionuar me kapacitete jo të plota, me vetëm 50% të pozitave të plotësuara, bazuar në këto statistika dëshmohet fakti se ekziston vullnet i gjithë stafit të gjykatës që proceset gjyqësore të zgjidhen në kohën sa më të justifikueshme, pasi shkalla e efikasitetit për këtë periudhë raportuese është rreth 30% në Dhomat e Shkallës së Parë dhe mbi 50% në Dhomat e Shkallës së Dytë, ndërsa shprehu edhe njëherë përkushtimin e tij dhe gjyqtarëve të gjykatës, që pavarësisht problemeve me të cilat është duke u ballafaquar gjykata aktualisht, do të angazhohen në rritjen e efikasiteti dhe efektivitetit të punës së gjykatës, si dhe rritje të transparencës dhe llogaridhënies.

Raporti i punës së funksionalizimit të Gjykatës Komerciale të Kosovës u miratua nga anëtarët e KGjK-së, duke u theksuar se KGjK, do të jetë e përkushtuar në mbështetje të vazhdueshme të funksionalizimit të plotë të Gjykatës Komerciale, me qëllim të plotësimit të të gjitha kushteve për zhvillimin me sukseset të punës zyrtare, ndërsa u kërkua që të rishikohet edhe programi i trajnimit për gjyqtarët e Gjykatës Komerciale, si dhe u kërkua që me rastin e trajtimit të çështjeve gjyqësore të veprohet sipas Strategjisë për Përmirësimin e Qasjes në Drejtësi, Efikasiteti dhe Prioritizimi i lëndëve brenda Sistemit Gjyqësor, si dhe bazuar edhe në opinionet e Komitetit Këshillëdhënës për Etik Gjyqësore.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)