30 Shtator 2022

Gjilani dhe Tetova me aplikime për projekte të përbashkëta në fondet IPA

Gjilan, 4 maj – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka nënshkruar sot një memorandum bashkëpunimi me kryetarin e Tetovës, Bilall Kasami, për aplikim me projekte të përbashkëta në fondet IPA.

Kryetari Hyseni ka thënë se ky është fillimi i një bashkëpunimi më të thellë në të ardhmen, përmes të cilit do të mund të shkëmbeheshin përvoja e të sjellin përfitime të dyanshme për qytetarët.

“Sot zyrtarisht kemi nënshkruar bashkëpunimin tonë përmes një memorandumi për aplikim për fondet IPA, në kuadër të bashkëpunimit ndërkufitar. Kemi projekte me të cilat duam të aplikojmë bashkërisht si dy komuna, me të cilat do t’i zgjidhnim pjesërisht problemet ambientit e pastërtisë së qyteteve tona”, ka deklaruar kreu i Gjilanit, Alban Hyseni.

Kurse, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, e ka falënderuar kryetarin Hyseni pritjen dhe konkretizimin e bashkëpunimit për aplikim me projekte të përbashkëta.

“Njëherësh, kjo është një mundësi e mirë që ne ta thellojmë bashkëpunimin edhe për partneritet mes dy komunave për realizimin e projekteve edhe përtej IPA fondeve”, ka thënë ai.


  

Kalendari

Ngjarjet e datës 30 shtator 2022

- Në Ditën Ndërkombëtare e Personave të Moshuar UNFPA prezanton të dhenat kyqe dhe opsionet e dala nga anketa për izolimin social tek personat e moshuar në Kosovë. (Hotel International Prishtina, ora 10:00)

- Mbahet takimi i 219-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Online, ora 10:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës interviston Hekuran Murati, Minister i Financave, Punës dhe Transfereve dhe interviston Ymer Fejzullahu, Kryesues i Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Balkan Green Foundation me mbështjetje të Heinrich Böll Stiftung mban konferencë për media, në të cilën do të prezentohet hulumtimi: “Kriza Energjetike në Ballkanin Perëndimor: Masat e ndërmarra në kohën e rritjes së çmimeve të energjisë”. (Zyret e Balkan Green Foundation afër Librarisë Koha në Prishtinë, ora 12:00)

- Nën organizimin e organizatës gjermane GIZ, kryetarët e komunave të regjionit të Gjilanit nënshkruajnë memorandum mirëkuptimi. (Hotel Astoria në Gjilan, ora 13:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Zëvendëskryeministren për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, znj. Emilija Redžepi, marrin pjesë në tryezën e rrumbullakët me komunitetin boshnjak, organizuar nga Zyra për Çështje të Komuniteteve e Zyrës së Kryeministrit. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 13:30)

- Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino do të qëndrojë në Kosovë ku mbajë edhe një konferencë për media. (Selia e Federatës së Futbollit, ora 15:00)

- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministri Hajrulla Çeku, përfaqësues të Federatës së Xhudos të Kosovës marrin pjesë në ceremoninë e lansimit të programit "Kosova, shtet i xhudos”. (Lapidariumi i Muzeut Kombëtar të Kosovës, ora 17:00)

- Qendër Telefonike për Parandalim të Vetëvrasjes Linja e Jetës organizon një koncertë për mbledhje të fondeve në mënyrë që të mos mbyllet pasi është në gjendje të rënduar financiare, ora 20:30