29 Mars 2024

Formohet Grupi punues për themelimin e Fondit Sovran të Republikës së Kosovës

Prishtinë, 30 shtator - Komisioni Ekzekutiv për propozimin dhe hartimin e parimeve themelore, si parakusht për themelimin e Fondit Sovran të Republikës së Kosovës mbajti sot mbledhjen e parë.

Në mbledhje u miratua Grupi Punues i përbërë nga anëtarët: Arta Hoxha, eksperte e auditimit bankar, anëtare e Bordit të Fondit Kosovar për Garanci Kreditore, Edison Jakurti, doktorant i ekonomisë, ekspert i çështjeve të ekonomisë së brendshme, Emanuel Bajra, ekspert i industrisë ndërkombëtare financiare, dhe Tea Blakaj Hoxha, këshilltare ligjore e Kryeministrit.

Kryetar i Grupit Punues u zgjodh Besnik Pula, profesor në Universitetin Virginia Tech, në ShBA, njëkohësisht këshilltar i kryeministrit Kurti për marrëdhënie ekonomike ndërkombëtare, i cili bëri një prezantim të shkurtër përpara Komisionit.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti tha se në këtë mbledhje po nis një nga reformat më të mëdha ekonomike të vendit tonë që nga pavarësia. Themelimi i Fondit Sovran do të japë një shpresë të re për zhvillim ekonomik në Kosovë, pas një modeli ekonomik, i cili që nga paslufta nuk solli ndryshimet aq të pritura dhe shpresat për vendin që pat populli i Kosovës, tha ai.

“Sot jemi këtu për të treguar se ka alternativë ndaj rrugës së ndjekur deri më tani. Një ndër to është, ajo që ne besojmë, shteti zhvillimor. Shteti i cili në ekonomi nuk është as regjisor e as spektator por bashkë-skenarist dhe aktor. Në funksion të konkretizimit të shtetit zhvillimor e kemi menduar, premtuar dhe tani do ta realizojmë njërin ndër institucionet e tij – Fondin Sovran të Republikës së Kosovës”, tha kryeministri Kurti.

Ai tha se ndërmarrjeve tona nuk u duhet vetëm ndërrimi i kahjes së përgjithshme nga minusi drejt zeros, gjë që duhet ta bëjnë bordet e reja profesionale. Atyre, siç tha ai, duhet edhe t’iu rritet vlera përmes menaxhimit më të mirë ditor, i cili i ndërron bilancet financiare vjetore nga deficiti në surplus.

Kështu ato, sipas kryeministrit, nuk do të shihen më si barrë për buxhetin e republikës por do të shndërrohen në krah te fortë të zhvillimit ekonomik në vend.

“Këtë qëllim parësor do ta ketë Fondi Sovran. Ai duhet të kujdeset për menaxhimin e performancës financiare të aseteve strategjike. Kjo nënkupton ngritje të performancës, rritje të vlerës, dhe rritje të kthimit në investime”, tha kryeministri. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)