23 Prill 2024

FMN: Zvogëlimi i papunësisë doemos të jetë prioritet

Paris, 4 shkurt - Shtetet doemos të zbatojnë politikë për zvogëlimin e papunësisë e cila për shkak të recesionit, shumë shpejt u rrit në një numër të madh të vendeve të botës.

Ky është qëndrimi i njeriut të parë të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) Dominik Stros-Kan.

“Nuk mund të them se kriza ka përfunduar përderisa nuk përballemi me papunësinë. FMN-ja ka pozicion shumë të fuqishëm kur bëhet fjalë për këtë problem”, ka deklaruar Stros-Kan për radion franceze Er Te El.

Sipas tij, masat për mbështetjen e ekonomisë botërore janë afatshkurte dhe duhet të bëhet një plan afatgjatë për zvogëlimin e defiçiteve shtetërore.

“Pasi që vendet do të vendosin theksin në zvogëlimin e papunësisë, qeveritë gjatë periudhës së ardhshme duhet të punojnë në zvogëlimin e borxheve. Ky do të duhej të jetë prioritet në këtë moment”, konsideron drejtori i përgjithshëm i FMN-së, Stros-Kan.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)