26 Prill 2024

Fitimi i kompanisë ruse të naftës Lukoil shënoi rënie me 98 për qind

Moskë, 11 mars - Fitimi neto i kompanisë ruse të naftës Lukoil në vitin 2020 shënoi rënie prej 98 për qind krahasuar me vitin 2019 duke rënë në 15,2 miliardë rubla apo rreth 205 milionë dollarë.

Në një deklaratë nga kompania, thuhet se fitimi neto i Lukoil në vitin 2019 u rrit me 3,4 për qind në krahasim me vitin paraprak dhe arriti në 640 miliardë rubla.

Në deklaratën e kompanisë u tërhoq vëmendja se aktivitetet ekonomike globale kanë pësuar rënie për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19).

"Rënia e paparë e kërkesës dhe çmimeve për hidrokarbure ndikuan negativisht në funksionimin dhe performancën financiare të kompanisë. Këto efekte negative vazhdojnë edhe në tremujorin e parë të vitit 2021".

Lukoil, një nga kompanitë më të mëdha në botë të naftës dhe gazit natyror, realizon rreth 2 për qind të prodhimit global të naftës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)