09 Dhjetor 2022

Firma ligjore Squire Patton Boggs siguron fitoren e tretë për Kosovës

New York, 21 nëntor - Squire Patton Boggs ka arritur një fitore të plotë për klientin e tij të kahmotshëm Republikën e Kosovës, në një arbitrazh sipas rregullave të Dhomës Ndërkombëtare të Tregtisë (DHNK).

Mosmarrëveshja AS IuteCredit Europe v Republika e Kosovës kishte të bënte me revokimin e licensës së institucionit mikrofinanciar që i ishte lëshuar filialit të paditësit në Kosovë dhe udhëhiqej nga Ligji i Kosovës për Investime të Huaja.

Squire Patton Boggs ka siguruar tashmë tre fitore radhazi në arbitrazh të investimeve për Republikën e Kosovës, duke i mbrojtur taksapaguesve kosovarë pothuajse gjysëm miliardi Eurosh në vlerë të padive.

Ekipi i Squire Patton Boggs u udhëhoq nga Luka Misetic (New York), Rostislav Pekar (Pragë) dhe Mark Stadnyk (Houston), bashkëpunëtori i lartë Matej Pustay (Pragë) dhe bashkëpunëtoret Fëllënza Limani, Mailis Meier-Lutterodt, Tamara Koresova dhe Helena Cech (të gjithë në Pragë).

Rasti përfshinte një numër çështjesh në lidhje me ligjshëmrinë e investimeve si në periudhën e bërjes së investimit ashtu edhe më pas.

Përfundimisht, Tribunali arriti në konkluzionin se sjellja e paditësit nuk mjaftonte për të përjashtuar juridiksionin e tribunalit, mirëpo vendosi në favor të Kosovës për të gjithë pretendimet e saj në merita.

Kësisoj tribunali pranoi argumentin e Kosovës se revokimi i licensës përbënte një ushtrim bona fide (në mirëbesim) të kompetencave rregullative të Kosovës dhe si i tillë nuk ishte arbitrar apo diskriminues por i ofronte paditësit një trajtim të rregullt dhe të drejtë.

Në bazë të këtij përfundimi, tribunali hodhi poshtë të gjitha kërkesat e ngritura nga paditësi, përfshirë këtu pretendimet për shpronësim, shkelje të standartit për trajtim të drejtë dhe të paanshëm, shkelje të standartit për mbrojtje të plotë dhe siguri dhe shkelje të klauzolës ombrellë.

“Jemi të kënaqur që kemi siguruar fitoren e tretë radhazi në arbitrazh të investimeve për popullin e Kosovës” komentoi z. Misetic.

“Vendimi i arbitrazhit konfirmon se me revokimin e licensës së të paditurit me qëllim mbrojtjen e interesave të konsumatorëve dhe publikut të gjerë kosovar, Banka Qendrore e Kosovës ka vepruar në përputhje me starndartet vendore dhe ndërkombëtare.”
 
Tribunali gjithashtu i ka njohur Kosovës të gjitha shpenzimet e arbitrazhit si dhe 20% të shpenzimeve të Kosovës.

Squire Patton Boggs e ka përfaqësuar Republikën e Kosovës në pesë arbitrazhe ndërkombëtare.

Ky rast është i treti që ka arritur në një vendim përfundimtar. I pari, ACP Axos v Republic of Kosovo, ka rezultuar në fitore të plotë për Kosovën duke mundur një padi në vlerë prej €380 milion.  

I dyti, Bedri Selmani v Republic of Kosovo, u nxorr në gusht 2022 dhe gjithashtu rezultoi në fitore të plotë për Kosovën, në një rast ku paditësi  kishte kërkuar mbi €45 milion pa llogaritur kamatën.




Kalendari

Ngjarjet e datës 9 dhjetor 2022 - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, presidentja Vjosa Osmani-Sadriu dhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, marrin pjesë në dëgjimin publik për Projektligjin për Liritë Fetare. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton Raportit për Projektligjin Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, Projektligjin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 9:30)

- Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për parandalimin dhe kontrollin e integruar të ndotjes, me raport amendamente të Komisionit funksional për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 9:45)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi organizon konferencë për media, ku do të publikohet raporti me titull “Qeverisja me duar të pastërta”, raport ky mbi deputetët, ministrat dhe kryetarët e komunave, të cilët kanë probleme me ligjin. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Gjykata Kushtetuese organizon “Ditën e Gjykatës së Hapur” në shënim e Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut. (Gjykata Kushtetuese, ora 10:00)

- Për të shënuar 9 dhjetorin, Ditën Ndërkombëtare kundër Korrupsionit, Koalicioni i Organizatave të Shoqërisë Civile dhe Mediave, do të mbajnë një konferencë me temën “Fuqizimi i Kapaciteteve të Shoqërisë Civile për luftimin e korrupsionit”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu bashkëbisedon me studentët e Kolegjit AAB për temën mbi dhunën në bazë gjinore. (Kolegji AAB, ora 10:30)

- Rreth 60 punëtor teknik dhe ata te sigurimit fizik qe punojnë në Qendrat e Mjekësisë Familjare disa shkolla te Prishtinës  do te protestojnë me kërkesën për rritje të pagave. (Para komunës se Prishtinës, ora 11:00)

- Këshilli Rinor Kosovar organizon Kuvendin Zgjedhor të Këshillit të Nxënësve të Kosovës në nivel vendi. (Amfiteatri i Ministrisë së Drejtësisë, ora 13:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi organizon aktivitet me studentët e Klinikës Ligjore të IKD– së, ku do të bëhet prezantimi i shpalljes së simuluar të një aktgjykimi të një rasti të korrupsionit. (Sheshi Skënderbeu në Prishtinë, ora 13:30)

- Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie. (Selia qendrore e LDK-së, ora 13:30)

- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu merr pjesë në një tryezë me gratë në Komunën e Mitrovicës. (Restaurantin "Va Piano", ora 15:00)

- Me rastin e 5 vjetorit të ndarjes nga jeta të artistit, Blerim Peci, Komuna e Mitrovicës, në bashkëpunim me artistë, familjarë e miq të ish të ndjerit organizojnë takimin përkujtimor për të ndarë së bashku kujtime të bukura e të pashlyeshme për të. (Qendra e Kulturës "Rexhep Mitrovica", ora 17:00)

- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu merr pjesë në shfaqjen e filmit "Zgjoi". (Kino Armata, ora 17:00)