19 Prill 2024

Fillon iniciativa e Rrjetit të Etiketave Private (Private Label Network Kosovo)

Prishtinë, 13 prill - Klubi i Prodhuesve ka filluar iniciativën e Rrjetit të Etiketave Private (Private Label Network Kosovo), që synon të mbështesë, zhvillojë dhe promovojë prodhuesit e etiketave private.

Etiketat Private (Private Label) janë një nga fenomenet më interesante në tregjet e zhvilluara, ku viteve të fundit kanë përjetuar një evolucion të fuqishëm. Pikërisht për këtë fakt, Klubi i Prodhuesve të Kosovës ka filluar këtë iniciativë e cila synon që të:

• Familjarizoj prodhuesit kosovar me këtë koncept.

• Të rris eksportin e produkteve vendore duke gjetur tregje të reja për prodhuesit.

• Të zhvilloj trajnime për kompanitë të cilat angazhohen me private label.

• Promovimin e kompanive të cilat merren me private label.

• Të zhvilloj strategji të rritjes së biznesit përmes private labels.

• Rris bashkëpunimin në mes të prodhuesve, shitësve me shumicë/pakicë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)