19 Prill 2024

Eurozonë: Norma e interesit e pandryshuar

Bruksel, 5 mars - Banka Qendrore Evropiane i ka lënë të enjten të pandryshuara normat e interesit në nivelin 1 përqind, për të 10-in muaj rresht, ndërkohë që përgatitet të shpalosë aksionet e reja për të tërhequr masat e emergjecës që i ndërmori për të mbështetur tregjet financiare.

Vendimi u mor sot nga këshilli prej 22 anëtarësh dhe nuk është se shkaktoi ndonjë surprizë në tregje, duke mbajtur parasysh dobësinë e rritjes ekonomike të eurozonës dhe perspektivën e inflacionit.

Inflacioni vjetor në rajonin prej 16 vendesh të eurozonës ra 0,9 përqind në muajin shkurt, sipas të dhënave të publikuara më herët gjatë kësaj jave, duke e kapërcyer sërish në një masë të madhe marxhinën e synimit të BQE-së për një normë “poshtë, por pranë” nivelit të 2 përqindëshit.

Mëkëmbja ekonomike e eurozonës, ndërkohë, mbetet pa gjallëri. Prodhimi i brendshëm bruto u rrit vetëm me 0,1 përqind në tremujorin e fundit 2009, konfirmoi zyra e statistikave të Bashkimit Evropian, Eurostat. Rritja është nxitur nga eksportet, ndërkohë që shpenzimet konsumatore kanë mbetur në vend.

Të mërkurën në mbrëmje, BQE-ja lavdëroi planet e fundit të masave shtrënguese të ndërmarra nga Athina, por presidenti i bankës, Jean-Claude Trichet ka shumë gjasa të sinjalizojë sërish kundërshtimin e Bankës për një program ndihme nga vendet e tjera të eurozonës, apo nga Fondi Ndërkombëtar Monetar.

Eurozona do veprojë e koordinuar

Eurozona është e gatshme të veprojë në një mënyrë të koordinuar dhe të vendosur për të ruajtur stabilitetin e vet financiar, por nuk është e nevojshme që të ndërmarrë veprime të tilla tani për tani, deklaroi Komisioni Evropian të enjten.

Zëdhënësi i Komisionit, Amaden Altafaj, deklaroi se masat shtrënguese të prezantuara nga Greqia të mërkurën, ishin një paketë e qëndrueshme, që mund t’i jepte vendit mundësinë të përmbushte brenda këtij viti masat e parashikuara për të shkurtuar deficitin buxhetor.

“Kjo është një paketë solide,” deklaroi përpara mediave evropiane zëdhënësi Altafaj. “Me paketën e paraqitur dje, Greqia është tani në pozitë të atillë, që do t’i mundësojë të përmbushë objektivat ambicioze të lidhura me deficitin, veçanërisht për vitin 2010, në përputhje me vullnetin e përgjithshëm që ekziston,” deklaroi ai.

“Këto masa janë mënyra më e mirë për të forcuar besueshmërinë e shtetit grek, në lidhje me financat e veta publike, dhe kjo sigurisht që do të ketë ndikimin e vet,” vazhdoi Altafaj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)