23 Prill 2024

Ekonomia e Kanadasë u tkurr 5,4 për qind në vitin 2020

Ottawa, 3 mars - Ekonomia e Kanadasë u tkurr 5,4 për qind në vitin 2020 për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Zyra e Statistikave të Kanadasë ka njoftuar të dhënat e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) për tremujorin e fundit të vitit 2020.

Sipas kësaj PBB-ja e Kanadasë u rrit me 2,3 për qind në tremujorin e katërt të vitit të kaluar.

Ekonomia e vendit u tkurr me 1.9 për qind në tremujorin e parë të vitit të kaluar për shkak të pandemisë së COVID-19 dhe masave të marra kundër pandemisë dhe rritje prej8,9 për qind u arrit në tremujorin e tretë me relaksimin e masave pas tkurrjes prej 11,4 për qind në tremujorin e dytë.

PBB-ja e vendit ra me 5,4 për qind në vitin 2020. Kjo rënie ishte rënia më e lartë vjetore që nga viti 1961, kur për herë të parë u regjistruan të dhënat tremujore.

Ndërkaq, ekonomia kanadeze në vitin 2019 ishte rritur 1,9 për qind.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)