26 Prill 2024

Ekonomia e Bashkimit Evropian shënon rritje me 2,1 për qind

Bruksel, 17 nëntor - Ekonomia e Bashkimit Evropian (BE), ka shënuar rritje me 2,1 për qind në tremujorin e tretë të këtij viti ku u zbutën masat kundër koronavirusitë të ri (COVID-19) në krahasim me tremujorin e mëparshëm.

Zyra Statistikore Evropiane (Eurostat) publikoi të dhënat e rritjes dhe punësimit për tremujorin e tretë të vitit 2021 në BE dhe Eurozonë.

Sipas kësaj, Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) i rregulluar sezonalisht në Eurozonë me 19 anëtarë, në tremujorin e tretë të vitit 2021 në krahasim me tremujorin e mëparshëm është rritur për 2,2 për qind.

PBB në Eurozonë, nga ana tjetër, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2020 është rritur për 3,7 për qind.

Ndërkohë, PBB i rregulluar sezonalisht në BE, në tremujorin e tretë të këtij viti në krahasim me tremujorin e mëparshëm është rritur për 2,1 për qind, kurse në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2020 ka shënuar një rritje prej 3,9 për qind.

PBB në tremujorin e dytë të këtij viti ishte rritur për 2,1 për qind në Eurozonë dhe 2 për qind në BE.

Në periudhën në fjalë ekonomia gjermane u rrit për 1,8 për qind, e Francës 3 për qind, e Italisë 2,6 për qind dhe e Spanjë 2 për qind.

Punësimi në BE, në tremujorin e tretë të vitit 2021 u rrit për 0,9 për qind në krahasim me tremujorin e mëparshëm, kurse 2,1 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2020.

Në Eurozonë, në këtë periudhë u rrit 0,9 për qind dhe në krahasim me vitin e kaluar 2 për qind.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)