05 Dhjetor 2022

Ekonomia botërore do të rritet për 3.6 për qind këtë vit

Washington, 20 prill - Ekonomia botërore do të rritet me një ritëm më të ngadaltë për shkak të sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës thuhet në një raport të Fondit Monetar Ndërkombëtar të publikuar të martën.

Ky organizëm parashikon një rritje prej 3.6 për qind këtë vit, që është gati dy herë më e vogël krahasuar me rritjen prej 6.1 për qind që u shënua vitin e kaluar.

Fillimisht FMN-ja kishte parashikuar rritje prej 4.4 për qind për këtë vit.

"Efektet ekonomike të luftës po përhapen shumë, gjerësisht", thuhej në raportin e FMN-së.

Lufta ka përkeqësuar prirjet negative ekonomike, siç janë problemet në zinxhirin e furnizimeve apo edhe rritja e çmimit të karburanteve e ushqimeve.

"Brenda disa javësh, bota ka përjetuar përsëri një tronditje të madhe e transformuese", shkruante ekonomisti më i lartë FMN-së, Pierre-Olivier Gourinchas, në parathënien e raportit.

"Ndërsa po vihej re një rimëkëmbje e qëndrueshme nga kolapsi ekonomik global i shkaktuar nga pandemia, lufta ka krijuar gjasa shumë reale që një pjesë e madhe e të ardhura të siguruara së fundmi, të humbasin".

FMN-ja parashikon se ekonomia ruse do të tkurret me 8.5 për qind këtë vit ndërsa ajo e Ukrainës do të bjerë në mënyrë drastike me 35 për qind.

Po kështu Shtetet e Bashkuara, Kina dhe Evropa pritet të përballen me një rritje më të ngadaltë si rezultat i luftës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 6 dhjetor 2022

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Agjencia e Statistikave të Kosovës mban nesër takim konsultativ me Kryetar dhe përfaqësues të Komunave në Kosovë. (Hotel International Prishtina në Veternik, ora 9:30)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 9:30)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizojnë tryezën e rrumbullakët për reformën në Administratën Publike. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton Projektligjin për Anti Dopingun. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225, ora 10:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale takohet me Elvana Shala, ambasadore e vullnetit të mirë në Komisionin ndërkombëtar për të drejtat e njeriut ku do të diskutohet organizimi i kongresit botëror për personat me aftësi të kufizuara. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton në parim i Projektligjin për zhvillimin rajonal të balancuar. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)   

- Qendra Kosovare për Zhvillim dhe Avokim mban konferencën për media në lansimin e fushatës “E Drejta për Ajër të Pastër - vrasësi i padukshëm NO2 -”. (Restorant “Rings” tek Sheshi ‘Nënë Tereza”, ora 11:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale organizon tryezën e rrumbullakët lidhur me punën, të arriturat dhe sfidat e Qendrave për Punë Sociale’’. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Komuna e Prishtinës inauguron veprën e artit në hapësira publike “Never Say Never” të artistit të mirënjohur bashkëkohor Alban Muja, e që po realizohet me mbështetje të Komunës së Prishtinës dhe MB Office. (Parku “Adem Demaçi”, ora 12:00)

- Zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi raporton para Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë lidhur me dialogun dhe planin franko-gjerman. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 13:00)

 - Organizata jofitimprurëse Code organizon takimin lançues “Ora e Kodit” e cila është hyrje 1 orëshe në shkenca kompjuterike e krijuar për të shpjeguar “kodimin”. (Shkolla “Xhemail Mustafa” në Prishtinë, ora 13:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi organizon tryezë të rrumbullakët, mbi publikimin e Raporteve: ‘‘Transparenca e Qeverisë’’ dhe ‘‘Transparenca në Ndërmarrjet Publike’’. (Hotel Sirius, ora 13:00)
 
- Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton Projektligjin për Vlerësimin e ndikimit në mjedis, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 13:00)