26 Prill 2024

Dridhen 244 punëtorë, po e presin ‘aminin’ e Kurtit

Prishtinë, 21 prill - Lëvizja Vetëvendosje gjatë fushatës kishte paralajmëruar që Agjencinë Kosovare të Privatizimit do ta shuaj dhe asetet e saj do i kalojë në pronësi Fondit Sovran.

Por tashmë ky subjekt menaxhon me thuajse të gjitha institucionet dhe pritet që premtimin e dhënë në fushatë ta bëjë realitet, pasi që nuk e ka problem as votimin, sepse kanë numra të bollshëm për vendime.

Nga ana tjetër 244 punonjës të Agjencisë së Privatizimit i ka kapur frika se mund të mbesin pa punë, në raste se premtimit do të bëhet realitet.

Akush nga zyrtarët e institucioneve të Kosovës, Kuvendit, Qeverisë nuk duan të flasin  për "Syri.net" rreth shuarjes dhe fatit të puntorëve.

Nga Zyra për Marrëdhënie me Publikun nga AKP-ja tregojnë për "Syri.net", se ky institucion ka mandatin e saj ligjor dhe nuk është në mandatin e saj të komentoj iniciativat e Qeverisë apo Kuvendit të Republikës së Kosovë.

AKP-ja në bazë të mandatit të saj ligjor është e obliguar që të veproj dhe bëjë përpjekje maksimale në përmbylljen dhe transformimin sa më të shpejt të procesit të privatizimit dhe likuidimit të ndërmarrjeve shoqërore.

Agjencia Kosovare e Privatizimit në listë të pagave aktualisht ka 244 punonjës.

Profesori Mustafë Kadriaj, tha për "Syri.net", se duke u nisur nga fakti që kryeminsitri Kurti ka mbështetje parlamentare të madhe poashtu edhe deputetë lojal ndaj tij, vlerësoi që mund të jetësoi çdo inciativë të tij që kjo i ka dy anët e medaljes për faktin që i ka duart e lira për të punuar, por njëherit edhe për të abuzuar me pushtetin.

"Me të marr mandatin kryemisntri Kurti po tenton që të manifestoi pushtet apsolut para opozitës, duke i vendos masat për pandeminë, poashtu edhe me inicimin e Ligjit për Sekusetrimin e Pasurisë të pa arsyetuar, gjithashtu edhe me incimin për shuarjen e Agjencisë Kosovare të Privatizimit, duke i bërë me dije opoztës që janë të papërfillshëm para tij", tha Kadriaj.

Profesori shtoi se sesa do i jetësoi do tregoi koha, por opozita, shoqëria civile dhe mediat janë te papërfillshme  para Kurtit. Të vetmen penges Kurti mund të ketë nga bashkësia ndërkombëtare.

Sipas Mustafë Kadrisë me këtë dua të potencoi që me veprimet e deritanishme Kurti më shumë ka disponim për të manifestusr pushtet sesa për të dhënë zgjidhje problemeve ekonomike të akumuluar qe dy dekada.

"Sesa do jetësohet mbetet të shihet, por një gjë është e sigurt që opozita nuk mund të ndal pra të vetmen penges mund të ketë nga presioni ndërkombetar për faktin që Serbia mund të bëjë presion, duke pretenduar që ka hise në ish-ndërmarrjet publike pra edhe në Fondin e Agjnecisë së Privatizimit", tha Kadriaj.

Profesori shoi se si përfundim qytetari dhe opinioni pret që Kurti me veprimet e tij të lehtësoi jetën ekonomike dhe mirëqenien e qytetarit pritjet janë të mëdha, por me veprimet e para Kurti më shumë është i interesuar për manifestim pushtet sesa kreativitet në qeverisje dhe në lehtësim të jetës së qytetarit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)