25 Qershor 2022

Drejtori Llugaliu takon Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Doganave

Bruksel, 17 maj - Drejtori i Përgjitshëm i Doganës së Kosovës, Afron Llugaliu është duke qëndruar për vizitë zyrtare në  Bruksel,  ku u mirëprit në takim nga Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Doganave (OBD),  Dr. Kunio Mikuriya.

Në këtë takim, Drejtori i Përgjithshëm z.Llugaliu njoftoi  Sekretarin e Përgjithshëm të OBD-së, Dr. Kunio Mikuriya, për të arriturat, sukseset si dhe sfidat e Doganës së Kosovës.   

Gjithashtu, Drejtori i Përgjithshëm e njoftoi Sekretarin e Përgjithshëm lidhur me planet e ardhshme të Doganës së Kosovës, me qëllim të avancimit të  kapaciteteve në  të gjitha fushat.

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Doganave Dr. Kunio Mikuriya,  vlerësoi angazhimin dhe kontributin e Doganës së Kosovës si anëtare e OBD-së, dhe u diskutua për bashkëpunimin e mëtejshëm.

Dogana e Kosovës është e përkushtuar të avancoj sistemin dhe proceset duke zbatuar meknazimat e OBD-së. ​

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 qershor 2022 - Pishina e vetme e kryeqytetit hapë sezonin veror 2022. (Pishina në hyrje të parkut Gërmia, ora 10:00)

- Komisioni i Shëndetësisë nga Lidhja Demokratike e Kosovës - Dega Gjilan, mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së, ora 11:00)  

- Rrjeti i OJQ-ve AVONET dhe komuniteti i biznesit në Komunën e Vitisë organizon konferencë për media lidhur me mosbashkëpunimin e Qeverisë lokale, deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, i cili ka ndikuar në ngecje të projekteve, neglizhencë, e mosadresim të tyre. (Përballë Shtëpisë së Kulturës "Gursel e Bajram Sylejmani" në Viti, ora 12:30)