20 Prill 2024

Dogana mbledhë mbi 1 miliard euro

Prishtinë, 1 tetor - Dogana e Republikës së Kosovës ka njoftuar se sot ka arritur që për herë të parë që nga themelimi të grumbulloj mbi 1 miliard euro e që paraqet një rezultat të jashtëzakonshëm.

Në konferencën për shtyp,  drejtori i përgjithshëm Agron Llugaliu theksoj se vetëm gjatë vitit 2021 për periudhën kohore 01 Janar- 30 Shtator Dogana ka arritur të tejkalojë projeksionin e rishikuar te të hyrave për 6.51 për qind.

Ndërkaq sipas tij krahasuar me të hyrat e vitit 2020 për të njëjtën periudhe ka një rritje  për 33.74%  te të hyrave te inkasuara e krahasuar me projeksionin për tërë vitin 2021.

"Mund të themi se kemi arritur të grumbullojmë mjetet në lartësi prej 80% të buxhetit të planifikuar”, ka thënë Llugaliu.

Rritja e të hyrave në mënyrë direkte i atribuohet zhdoganimit të rregullt të mallrave të deklaruara sipas procedurave të përcaktuara nga Dogana.  

Mirëpo në këtë performance Llugali ka thënë së një ndikim mjaft të madh e kanë aktivitetet e orientuara në parandalim të kontrabandës, evazionit fiskal dhe korrupsionit si dhe dukurive tjera të cilat si indikatorë kanë shënuar rritje ne krahasim me periudhën paraprake.

"Në këtë drejtim gjate këtij viti janë arrestuar 13 persona të dyshimtë, 2 prej tyre janë zyrtarë doganore të cilët janë zëne ne flagrance duke lehtësuar kontrabandën me medikamente në njërin rast, ndërkaq në rastin tjetër njeri zyrtar  doganor është arrestuar për mit marrje”, ka nënvizuar ai.

Angazhimi maksimal i zyrtarëve doganor sipas tij është shumë kontribut dhënës në gjithë këtë proces.

Megjithatë Llugaliu ka shtuar se të gjitha këto suksese te Doganës janë arritur duke pasur ne vazhdimësi përkrahjen nga institucionet e Qeverisë se Republikës se Kosovës, MFPT, vendet partnere të BE-se, asistencën nga organizatat qeveritare Amerikane, sidomos te programit EXBS, asistencën nga ambasada Britanike dhe ambasadat e shteteve tjera mike, agjencitë tjera të pavarura, përfaqësuesit e bizneseve, mediat, partneret tanë vendor etj.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)