28 Mars 2024

Dogana ka mbledhë 1 miliard e 371 milion euro në 2021

Prishtinë 6 janar - Sot Dogana e Kosovës prezantoj raportin e vitit 2021 ku u theksua se viti 2021 përbën rekord në të hyrave e arritura nga Dogana e Kosovës.

Konferenca u hap nga Ministri i Finacave, Punës dhe Trasfereve Hekuran Murati që theksoj se “Në përgjithësi është shënuar nje rekord në të hyra. Ka pasur performancë më të mirë në mbledhjen e tyre, ndërsa gjithashtu në eksport ka pasur një rekord. Ka pasur, po ashtu efikasitet në luftimin e kontrabandës së mallrave, që është prioritet për ne.”

Nga ana tjetër drejtori I përgjithshëm z. Llugaliu theksoj se gjatë vitit rritja e te hyrave në 2021 krahasuar me 2020 është 320 milion Euro më shumë apo në përqindje 30.6%, derisa krahasuar edhe me 2019  është 198 milion Euro më shumë si dhe në  përqindje 16.2%. dogana në total gjatë vitit 2021 ka mbledhur 1,371 milion euro.

Kjo rritje është arritur përkundër impaktit që kanë pasur lirimet për prodhues dhe përshkallëzimi i marrëveshjeve të tregtisë së lirë (MSA dhe MTL me Turqinë) ku gjatë këtij viti për prodhues janë liruar mallra me vlerë prej 126.8 milion euro, MSA ka ndikuar me 97.2 milion euro si dhe marrëveshja për tregti të lirë me Turqin në vlerë prej 20.7 milion euro.

Derisa vlera e mallrave të eksportuara ka shënuar rritje për 61.92% krahas rritjes së sasisë së mallrave të eksportuara prej 88.3%, ndërkaq krahasuar edhe me vitin 2019 eksporti ka shënuar rritje në vlerë prej 104%. Gjatë vitit 2021 kemi eksportuar mallra në vlerë prej 712 milion euro.

“Fokusi i doganës gjatë këtij viti ishte në luftimi e evazionit fiskal ku mallrat e konfiskuara kemi pasur 9 milionë euro, ndërsa si rezultat i bashkëpunimit me ATK-në, Policinë dhe Inspektoriatin e Ministrisë së Tregtisë, i kemi pasur 285 aktivitete; 13 persona të arrestuar; 48 raste të zbulimit të narkotikëve dhe 57 raste të zbulimit të armëve, nëpër pikat kufitare, si rezultat i veprimeve proaktive të Doganës së Kosovës dhe bashkëpunimit më institucionet tjera janë adresuar fushat me rrezik të lartë për shmangie nga detyrimet doganore."

"Vlerësimi i përafërt i parandalimit të shmangieve është mbi 11 milion euro. Dogana ka punar shumë gjithashtu ne aspektin e zhvillimit ku është ri-hapur Terminali Doganor Trepça, ndërkaq është në proces përgatitja dhe planifikimi për hapjen e terminaleve tjera."

"Gjithashtu pas vendimit të Ministres së MINT-it për rikthim të kontrollit të cilësisë së derivateve të naftës tek Dogana e Kosovës, Dogana ka ndërmarrë veprimet konform autorizimeve dhe si rrjedhoje prej muajit Maj e deri më tani është shmangur kostoja tek kompanitë private për verifikim të konformitetit në shumën prej rreth 1.1 €, gjithashtu kemi lansuar dy aplikacione që mundësojnë avancimin e komunikimit me qytetarët dhe me biznesin” theksoi drejtori I përgjithshëm Llugaliu.





 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)