29 Mars 2024

Dogana e Kosovës shënon 22 vjetorin e fillimit të punës

Prishtinë, 3 shtator - Arritjet e Doganës së Kosovës dhe kontributi i dhënë shoqërisë gjatë viteve kanë qenë të rëndësisë jetike dhe janë arsye për mburrje për shoqërinë dhe institucionet.

Dogana e Kosovës ka filluar punën nga zeroja me 3 Shtator 1999, me një staf prej 35 zyrtareve, ndërkaq sot Dogana e Kosovës ka ngrite kapacitetet te një administrate doganore profesionale, me rreth 580 zyrtarë, me pajisje dhe vegla moderne, kapacitete bashkëkohore që konkurrojnë edhe me vendet e zhvilluara.

Dogana e Kosovës  është anëtare e plote e Organizatës Botërore te Doganave dhe kjo është e arritur e madhe për këto 22 vite.

Deri më tani Dogana e Kosovës ka arritur të mbledhë mbi 15 miliard euro të hyra për buxhetin e Republikës së Kosovës dhe ky përvjetor shënohet edhe me disa rekorde mbresëlënëse që i ka mundësuar zhvillimit ekonomik, sidomos gjatë muajve të fundit, përtej sfidave të imponuara nga pandemia.

Aktualisht ne kemi arritur sivjet të mbledhim mbi 878 milion euro apo 34% më shumë se vitit 2020, përkatësisht 15% më shumë se periudha e njëjtë e vitit 2019, përkundër politikave përkrahëse për prodhues, për lirime nga taksat ne import për lendet e para dhe inputet qe përdoren ne proces te prodhimit që arrijnë vlerën 76 milion euro apo 54% më shumë se vitin e kaluar, ndërsa që ngjashëm edhe  ndikimi nga marrëveshjet tregtisë së lirë (MSA dhe MTL me Turqinë) qe deri tani ketë vit kapin vlerën prej 77 milion euro ndikim ne te hyrat e Doganës.

Progres është regjistruar përtej pritjeve edhe në vlerën e mallrave të eksportuara sivjet. Për periudhën e njëjtë krahasuar me vitin paraprak kemi 67% më shumë vlerë të mallrave të eksportuara, ndërsa që edhe viti 2020 me vitin 2019 ka qenë mbi 25% më i lartë.

Rendësi te veçantë ju kemi dhënë edhe lehtësirave tregtare për komunitetin e biznesit duke iu mundësuar procedura te thjeshtëzuara , shkurtim te kohës dhe kostos nëpër procedura doganore për te berit biznes, digjitalizim te shërbimeve, çka për te gjitha këto Dogana e Kosovës vlerësohet larte dhe si lidere ne rajon por edhe me gjerë për qasjen profesionale  dhe ofrimin e shërbimeve kualitative ndaj komunitetit te biznesit.
 
Zhvillimeve të gjithmbarshme të Doganës së Kosovës rishtazi i janë shtuar edhe zhvillimet e bëra në teknologjinë që ofron Doganën me qytetarin dhe rrjedhimisht mundëson luftimin e korrupsionit, duke i mundësuar qytetarit qasje në proceset e vendimmarrjes në Doganë.

Sot kemi aktivizuar dy aplikacione kompatibile me pajisjet telefonike android, të cilat kanë për qëllim të avancojnë komunikimin dhe ofrimin më të lehtë të shërbimeve ndaj publikut dhe bizneseve. Aplikacioni që i dedikohet publikut është zhvilluar nga Dogana  pa kosto dhe quhet e-Dogana. Ky aplikacion është i disponueshëm përmes play store për pajisjet android.

Gjate këtyre 22 viteve Dogana ka luajtur rol te rëndësishëm ne luftimin e ekonomisë e joformale, kontrabandës, falsifikimeve dhe formave te tjera te krimit te organizuar, ku janë zbuluara me dhjetëra mijëra raste te kundërvajtjeve dhe mijëra raste te veprave penale, qe efekti direkt dhe indirekt ne te hyra është me qindra milion euro milionë euro, ku vetëm për ketë periudhe te këtij viti 2021 vlera e  te gjitha mallrave te zbuluara sipas kundërvajtjeve doganore është mbi 50% më e larte se vitit paraprak.

Zyrtarët e Doganës së Kosovës janë krenar për arritjet e deritanishme, por është shumë e rëndësishme të ripërtërijmë mirënjohjen tonë për institucionet e Qeverisë së Kosovës për përkrahjen dhe besimin që kanë tek ne, institucionet e zbatimit të ligjit, kompanitë dhe partnerët nga sektori privat si dhe partnerët e vendeve mike, e që duhet të veçojmë ndihmën e madhe në pajisje dhe njohuri që kemi pranuar në veçanti nga Qeveria e SHBA-së, e Britanisë së Madhe dhe vendete tjera.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)