27 Nëntor 2022

Dogana arreston një person të dyshuar për mashtrime me taksa

Prishtinë, 5 tetor - Dogana e Kosovës ka njoftuar se pas hetimeve disa mujore nga ana e Doganës dhe nën udhëheqjen e Prokurorisë Themelore në Ferizaj, është arrestuar dhe dërguar në mbajtje një person i dyshuar për kryerje e veprave penale.

Personi i dyshuar është arrestuar pasi ngarkohet me disa vepra penale që ndërlidhen me mashtrimet me taksa doganore, prandaj edhe ngarkohet me falsifikim të Dokumenteve, mashtrim dhe shmangie nga Taksat e Detyrueshme Doganore.

I dyshuari në mënyrë të përsëritur ka falsifikuar dokumente për automjete me qëllim të shmangies nga taksat e detyrueshme doganore dhe si rrjedhojë e këtij veprimi dëmi I shkaktuar   llogaritet të jetë mbi 500,000.00 Euro.

Si rezultat i veprimeve hetimore dhe operative nga Dogana e Kosovës është arritur të rikuperohet  shumica e dëmit të shkaktuar duke arritur të sigurohen taksat doganore.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 nëntor 2022

- Në shënim të 110-vjetorit të Pavarësisë Shqipërisë do të mbahet mbledhje e përbashkët e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. (Kuvendi i Shqipërisë në Tiranë, ora 10:00)

- Me rastin e Ditës së Forcës, Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës organizojnë “Ditën e Hapur’’ në të cilën do të marrin pjesë edhe udhëheqësit më të lartë shtetërorë, si dhe përfaqësuesit ushtarakë e diplomatikë të vendeve partnere. (Kazerma “Adem Jashari”, ora 12:00)