20 Prill 2024

Diaspora kosovare vitin e kaluar solli në Kosovë 3 miliardë euro

Prishtinë, 5 janar - Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, ka bërë të ditur se gjatë vitit të kaluar, diaspora në Zvicër dhe në vendet e Bashkimit Evropian, ka dërguar në Kosovë mbi 3 miliardë euro apo 5.5% më shumë se në vitin 2021.

Sipas të parit të BQK-së, vetëm nga Zvicra janë dërguar mbi 600 milionë franga.

Guvernatori Mehmeti ka thënë se gjatë periudhës janar-shtator, janë dërguar 570.7 milionë, përfshirë këtu shpenzimet e udhëtimeve 267.8 milionë, remitencat 171.4 milionë dhe Investimet e huaja direkte 132.5 milionë.

Mehmeti shtoi se rritja ekonomike në vitin 2022 është deri në katër për qind.

Ekonomia e Kosovës filloi në vitin 2022 me një perspektivë të mirë si rezultat i vitit 2021 të suksesshëm, i cili u karakterizua me një rritje prej 10.75 për qind.

Gjatë vitit 2022, ndryshimi i dinamikës globale, pasojat e luftës, u pasuan me rritje të inflacionit, ndryshim të politikës monetare, rritje të normave të interesit dhe ngadalësim të rritjes së tregtisë botërore.

Sipas vlerësimit të BQK-së, parashikimet janë që rritja ekonomike këtë vit të jetë tre deri në katër për qind.

Ngjashëm me parashikimet e FMN-së – tha Mehmeti. Mehmeti tha se inflacioni mesatar deri në nëntor 2022 ka arritur në 11.2 për qind, që është 3.4 për qind më i lartë krahasuar me vitin paraprak.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)