28 Mars 2024

Delegacioni i Drejtorisë së të Hyrave Publike të Maqedonisë viziton ATK-në

Prishtinë, 13 tetor - Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës Ilir Murtezaj me bashkëpunëtoret e tij ka pritur në takim delegacionin nga Drejtoria e të Hyrave Publike të Maqedonisë së Veriut, të prirë nga Drejtoresha Sanja Lukarevska.

Vizita e bërë sot kishte për qëllim diskutimin e përbashkët nga të dy palët për të arriturat e institucioneve, reformat e zhvilluara për përkrahje dhe lehtësimin e deklarimit dhe pagesës së tatimeve nga tatimpaguesit, si dhe projektet të cilat janë në fazën e implementimit dhe një pjesë tjetër, të cilat janë duke u hartuar.  

Drejtoresha Lukarevska, përmendi se Maqedonia e Veriut ka shënuar progres të madh në sistemin tatimor, si dhe në rritjen e cilësisë së shërbimeve ndaj tatimpaguesve.

Ajo njëherit shtoj se si institucion janë të përkushtuar që të rrisim përmbushjen vullnetare të të hyrave, si dhe parandalimin dhe luftimin e evazionit fiskal.

E nga ana tjetër, drejtori Murtezaj duke i falënderuar për vizitën tha se Administrata Tatimore e Kosovës viteve të fundit ka shënuar progres të lartë në rritjen e të hyrave tatimore, reformimin dhe digjitalizimin e proceseve të punës, ngritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësis, menaxhimit më të mirë të borxheve, reformim të procesit të rimbursimeve, si dhe e njoftoj delegacionin e Drejtorisë së të Hyrave Publike të Maqedonisë së Veriut, lidhur me procesin e reformës që është duke u zhvilluar në sistemin e IT-së.  

Ndër të tjera, gjatë takimit u diskutua shkëmbimi i praktikave mes dy institucioneve ishte edhe në pjesën e menaxhimit të mbledhjes së borxheve, pastaj çështjeve që ndërlidhen me shërbimet ndaj tatimpaguesve, si dhe menaxhimin e tatimpaguesve të mëdhenj.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)