08 Gusht 2022

D4D lanson punimin për strategjinë e ardhshme të punësimit

Prishtinë, 24 qershor - Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) organizon lansimin e punimit 'Ide për diskutim: Sugjerime për Strategjinë e ardhshme të Punësimit', që do të mbahet sot në Prishtinë.

Në kuadër të këtij punimi është trajtuar perspektiva e rekomanduar gjinore për Strategjinë e Punësimit dhe Tregut të punës, të cilat do të diskutohen gjatë kësaj tryeze.

Duke pasur parasysh nivelin e ulët të pjesëmarrjes së grave në tregun e punës, diskriminimin dhe ndarjen gjinore të tregut të punës, mungesën e përkrahjes dhe mundësive për gratë, numrin e lartë të grave në sektorin jo-formal, dhe mungesën e politikave adekuate për të adresuar mungesën e barazisë gjinore në treg të punës, ky punim përmban analizën e gjendjes aktuale dhe rekomandimet për përmirësim dhe mundësi të barabarta për fuqizimin ekonomik të grave në Kosovë.

Duke konsideruar rëndësinë e fuqizimit ekonomik të grave dhe barazisë gjinore në tregun e punësi si premisë e zhvillimit të drejtë shoqërorë në shoqërinë kosovare, shpresojmë në pjesëmarrjen dhe kontributin tuaj në këtë konference

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2022

 - Universiteti i Biznesit dhe Teknologjisë mban konferencën e Akademikëve të Diasporës. (Parku Shkencor Inovativ i UBT-së në Lipjan, ora 9:00)

- Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje! në Prishtinë mban konferencë për media. (Pallati i Drejtësisë, objekti A, ora 11:30)

- Grupi Parlmentar i Lëvizjes Vetëvendosje! mban konferencë për media. (Holli i Kuvendit. ora 14:00)

- Fondacioni Lumbardhi hap ekspozitën " Çka nëse historia do të na përkiste neve?" të kuruar nga Kumjana Novakova. (Shtëpia e Shani Efendiut në Prizren, ora 20:00)

- Dokufest dhe Lumbardhi organizojnë koncertin e Hercules & Love Affair. (Kino Bahçe!, ora 20:00)