19 Prill 2024

BSPK mirëpret pakon e re të Qeverisë

Prishtinë, 12 prill - Protesta e së premtes, e 8 prillit 2022, ishte e qetë e tejet paqësore dhe Partneri Social i Qeverisë, Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, i parashtroi para Partnerit Social – Qeverisë kërkesat e arsyeshme dhe të realizueshme, dhe si duket kjo u kuptua, dhe në Deklaratën e sotme, e martë, 12 prill 2022, i Pari i Qeverisë iu drejtua të gjithëve duke deklaruar se kërkesat e parashtruara do të përmbushen.

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, mirëpret dialogun edhe kur ai vjen në formë të deklaratës nga i pari i Qeverisë, po pret që kjo të mos mbetet vetëm deklaratë që thuhet po të realizohet dhe të rrisë sado kudo mirëqenien ekonomike dhe sociale të punësuarve dhe të qytetarëve që e ndërtojnë dhe e duan këtë vend. 

Mbështetja financiare është e mirë e çfarëdoqofshme qoftë ajo, po Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës pret që hartimi i projektligjeve, dhe miratimi, dhe plotësim-ndryshimi i ligjeve të veçanta për jetën e të punësuarve të ecin dhe të rregullojnë fushat përkatëse asisoj që të mos ketë hapësirë e as nevojë të kërkohet që të ndodhë ndryshe.

Prandaj, presim dhe duam të kemi besimin se Partneri ynë Social – Qeveria kërkesat e arsyeshme të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës:

1. Miratimin e Ligjit për Paga;

2. Nisjen e zbatimit të Ligjit për Sigurimet Shëndetësore;

3. Plotësim-ndryshimin e Ligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti; dhe 

4. Nënshkrimin e marrëveshjes kolektive gjithëpërfshirëse;

t’i përmbyllë brenda këtyre muajve dhe të punësuarve e qytetarëve t’ua japë një infrastrukturë ligjore ashtu siç e meritojnë.



 



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)