26 Prill 2024

BSPK kërkon të përshpejtohen lëndët e Punëtorëve në Dhomën e Posaçme

Prishtinë, 1 shkurt - Sot, Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës - BSPK-së, Atdhe Hykolli, u dërgoi letër Institucioneve përgjegjëse të Republikës së Kosovës lidhur me zvarritjen e lëndëve të Punëtorëve Sindikalistë në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës.

Letra iu dërgua Kryetarit të Gjykatës Supreme, Enver Peci, Kryetarit të Bordit të AKP-së, Nazmi Mikullovci, Drejtorit të AKP-së, Avni Jashari, dhe Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

Letra ka të bëjë me kërkesat e Punëtorëve Sindikalistë të cilët e kanë lënë shëndetin në ndërmarrjet e tyre anë e kënd Kosovës, e sot nuk janë në gjendje të realizojnë të drejtat e tyre, dhe e tëra kjo për shkak të zvarritjes së lëndëve në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës.

BSPK në emër të Sindikalistëve pret nga Institucionet përgjegjëse që në kuadër të kompetencave po pa e prishur rendin e drejtësisë të përshpejtohen këto lëndë pasi që kanë të bëjnë me realizimin e së drejtës pronësore ndërlidhur me 20%-in dhe me kompensimet për lëndimet në punë e po ashtu edhe për pagat e parealizuara.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)