19 Prill 2024

Bruto Produkti Vendor shënon rritje reale për 14 për qind

Prishtinë, 23 dhjetor - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka publikuar të dhënat e Bruto Produktit Vendor (BPV) për tremujorin e tretë (TM3) të vitit 2021, sipas aktiviteteve ekonomike dhe me qasjen e shpenzimeve, me çmime aktuale dhe me çmime të vitit paraprak.
 
ASK bën të ditur se BPV-ja në TM3 2021 shënon rritje reale për 14.53%, krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit paraprak.

Aktivitetet ekonomike, që kishin rritje në këtë tremujor ishin: tregtia me shumicë dhe me pakicë, riparimi i automjeteve dhe motoçikletave, transporti dhe magazinimi, aktivitetet e akomodimit dhe shërbimit ushqimor (35.30%); aktivitetet shkencore, profesionale dhe teknike, aktivitetet e shërbimeve administrative dhe mbështetëse (10.90%); artet, argëtimi dhe çlodhja, aktivitetet e prodhimit të mallrave të familjeve për përdorim të vet dhe shërbime të tjera (7.43%); aktivitetet financiare dhe të sigurimit (5.83%); informacioni dhe komunikimi (4.25%); industria nxjerrëse dhe përpunuese; energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër; furnizimi me ujë; aktivitetet e trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave, rehabilitimit  (3.62%); bujqësia, pyjet dhe peshkimi (2.03%); administrata publike, sigurimi social, arsimi dhe shëndetësia (1.53%); aktivitetet e pasurive të paluajtshme (1.40%).

Aktiviteti ekonomik, që shënoi rënie reale në këtë tremujor ishte: Ndërtimtaria (-4.12%); ndërsa, rritja nominale për këtë aktivitet ishte 19.07%, i ndikuar nga inflacioni.
 
Komponentët e BPV-së sipas metodës së shpenzimeve, që kishin rritje ishin: eksporti i mallrave dhe shërbimeve (147.42 %); importi i mallrave dhe shërbimeve (44.39%); shpenzimet e konsumit final (1.84%); dhe Formimi i bruto kapitalit (0.14%).
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)