29 Mars 2024

BPV për kokë banori për vitin 2020 ishte 3 772 euro

Hagë, 17 shtator - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon të dhënat e rishikuara të Bruto Produktit Vendor (BPV) sipas dy qasjeve (sipas aktiviteteve ekonomike dhe me qasjen e shpenzimeve), me çmime aktuale dhe çmime të vitit paraprak për periudhën 2008-2020, bazuar në ESA 2010.

BPV me çmime aktuale në vitin 2020 ishte 6 771.6 milion Euro.

Rënia reale në vitin 2020, në krahasim me vitin 2019 ishte (-5.34%). BPV për kokë banori për vitin 2020 ishte 3 772 Euro.

Ndërkaq, rritje reale për vitin 2020 kishte në këto aktivitete ekonomike: Furnizim me energji elektrike dhe me gaz (10.5%); Shëndetësi dhe aktivitete të punës sociale (9.0%); Aktivitete profesionale, shkencore dhe teknike (7.9%); Shërbime të tjera (6.9%); Aktivitete financiare dhe të sigurimit (2.0%); Administrim publik dhe të mbrojtjes, sigurim të detyrueshëm social (1.6%); Industri përpunuese (1.2%); Afarizëm me pasuri të patundshme (0.9%); dhe në Industri nxjerrëse (0.5%).

Kurse, rënie kishte në këto aktivitete: Hotele dhe restorante (-29.8%); Art, zbavitje dhe rekreacion (-27.1%); Transport dhe magazinim (-23.8%); Ndërtimtari (-9.0%); Furnizim me ujë (-7.4%); Tregti me shumicë dhe pakicë, riparim i automjeteve dhe motoçikletave (-6.4%); Bujqësi, gjueti, pylltari dhe peshkim (-5.8%); Edukim (-5.5%); Aktivitete administrative dhe mbështetëse (-5.1%); Informim dhe komunikim (-1.2%).

Rritja reale sipas komponentëve kryesorë të BPV-së me qasjen e shpenzimeve për vitin 2020   ishte siç vijon: Eksporti i mallrave (21.7%); Shpenzimet e konsumit final të ekonomive shtëpiake (2.5%); Shpenzimet e konsumit final të Qeverisë (2.1%).

Rënie kishte në këta komponentë: Eksport i shërbimeve (-41.0%); Importi i shërbimeve
(-16.2%); Formim i bruto kapitalit (-7.1%).

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)