19 Prill 2024

Besnik Beqiri zgjidhet krytar i bordit te Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare

Prishtinë, 7 korrik - Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare (OEGJK) ka mbajtur Kuvendin e 10., gjatë së cilit janë zgjedhur anëtarët e rinj të bordit. 

President me mandat dy vjeçar, sikur e parasheh edhe statuti, nëpërmes votimit të fshehur, është zgjedhur Besnik Beqiri, pronar i Kerasan.   

Përveç presidentit, Kuvendi ka zgjedhur edhe anëtarët e tjerë të Bordit   

Anëtarë tjerë të bordit të OEGJK-së, përmes votimit të fshehur, u zgjodhën:  

Rene Eschemann – Banka Gjermane për Zhvillim KfW/ Zv. Kryetar i Bordit  

Ylli Dushi – ND-Pay / Përgjegjës për thesarin   

Fadil Hoxha- Jaha Group/ Anëtar Bordi  

Shqipe Dushi - DHL/ Anëtare Bordi  

Eriola Biboli – ProCredit Bank/ Anëtare Bordi  

Visar Dobroshi – Recura/ Anëtar Bordi   

Presidenti i ri, pasi përshëndeti punën e bordit të vjetër dhe falënderoi Ambasadën Gjermane për mbështetjen e pandashme që i jep OEGJK-së, shprehu rëndësinë e vazhdimësisë në punën e Odës.

Ai theksoi se është privilegj marrja e benefiteve nga Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare, duke nisur nga kontaktet e ndërtuara me anëtarët vendorë si dhe ata gjermanë e duke vazhduar me shërbimet e tjera.   

Në pjesën e parë të Kuvendit, drejtoresha e OEGJK-së Nora Hasani prezantoi rezultatet e punës së Odës gjatë vitit 2020. Znj. Hasani theksoi se Oda përgjatë vitit 2020 ka përkrahur anëtarët në eksport, për të iu ndihmuar që të kycen në boshëllëqet e krijuara në zingjirët e furnizimit të kompanive gjermane, shkaku i pandemisë.

Gjithashtu, përkundër masave kufizuese për shkak të pandemisë, OEGJK në mënyrë të vazhdueshme ka zhvilluar aktivitete, shumica prej tyre në formën online, me të vetmin qëllim që t’u ndihmojë kompanive anëtare në përgjigje të kërkesave të tyre. Përpos përkrahjes së kompanive anëtare OEGJK gjatë vitit 2020 bashkë me Konrad-Adenauer-Stiftung botoi manualin për investitorë të huaj dhe guidën Kosovo, Facts and Figures.  

Gjithashtu, në punimet e kuvendit u prezantuan, diskutuan dhe aprovuan plani i punës për vitin 2021; buxheti, ndryshimet statutore dhe raporti i auditimit për vitin 2019 dhe 2020.      

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)