26 Prill 2024

BE përkrah publikimin e listës së bizneseve që përfituan nga pakoja e rimëkëmbjes

Prishtinë, 23 prill - Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka përkrahur publikimin e listës së bizneseve që përfituan nga pakoja e rimëkëmbjes ekononike të qeverisë Hoti.

Ai përmes rrjetit Twitter tha se e përkrah vendimin e Hekuran Muratit, ministër i Financave, Punës dhe Transfereve, si një hap drejt transparencës dhe llogaridhënies.

“E përkrahi vendimin e Hekuran Muratit për publikim të listës me 50 përfituesit më të mëdhenj nga pakoja e fondit publik të Kosovës. Një hap ky pozitiv drejt transparencës dhe llogaridhënies, Ky është një kriter qe BE u pajtua me Kosovën kur u nënshkrua marrëveshja e huasë për ndihmë makro financiare prej 100 milionë euro”, ka shkruar ai.

Dje Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka publikuar listën e 50 bizneseve që përfituan më së shumti nga pakoja prej 60 milionë eurove, e cila u shpërnda në tetor të vitit 2020.

Lidhur me publikim të kësaj liste, reagim pati edhe nga ish ministrja e Financave nga radhët e LDK-së, Hykmete Bajrami, e cila tha se ky veprim u bë për të zhvendosur vëmendjen nga mos vazhdimi i shtesave për pensionistët. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)