07 Maj 2021

BE përgatitet të marrë hua 800 miliardë euro për fondin e rikuperimit

Bruksel, 15 prill - Bashkimi Evropian (BE) po përgatitet të marrë hua 800 miliardë euro deri në vitin 2026 për realizimin e një fondi të rikuperimit që është pranuar për të luftuar pasojat ekonomike të shkaktuara nga pandemia e koronavirusit.

Komisionari evropian për Buxhetin, Johannes Hahn prezantoi strategjinë për financimin e fondit të rimëkëmbjes "Gjenerata e re e BE-së". Kjo paketë rikuperimi është përgatitur për të kapërcyer krizën ekonomike të shkaktuar nga pandemia globale.

Hahn tha se Komisioni Evropian çdo vit do të mbledhë deri në 150 miliardë euro nga tregu i kapitalit për të financuar paketën e rimëkëmbjes.

"Komisioni Evropian do të përdor një strategji të larmishme financimi për të mbledhur rreth 800 miliardë euro me çmime aktuale deri në vitin 2026", tha Hahn.

Siç shpjegoi ai, burimet që do të mblidhen do të jenë në kushte të favorshme, pas së cilës ato do të transferohen në vendet anëtare në përputhje me planet e investimeve dhe reformave.

Ai tha se borxhi për këtë qëllim do të shlyhet deri në vitin 2058, duke filluar nga viti 2026, duke përmendur ata tashmë janë duke punuar mbi një projekt-ligj mbi këtë çështje që do të shpallet në fund të qershorit.

Pas negociatave të gjata, vendet anëtare të BE-së arritën marrëveshje në dhjetor të vitit të kaluar për një fond të rimëkëmbjes prej 750 miliardë euro.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 7 Maj 2021

- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu me rastin e përvjetorit të aprovimit të Konventës së Stambollit takohet me mbrojtësit e viktimave. (Pallati i Drejtësisë, ora 9:30)

- Lëvizja FOL organizon tryezë diskutimi me ç’rast publikon raportin “Realizimi i Planit të Punës së KPK-së dhe PSh-së për vitin 2020”. (Hotel Sirius, ora 10:00)
    
- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione shqyrton Propozim-vendimit e Avokatit të Popullit lidhur me zgjedhjen e 5 zëvendësve të Avokatit të Popullit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)
    
- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu me rastin e përvjetorit të aprovimit të Konventës së Stambollit viziton Qendrën për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve. (Strehimorja, Ulpianë, ora 10:45)
    
- KDI mban konferencë për medie ku do të shpalosën të gjeturat e hulumtimit mbi transparencën e komunave të Kosovës në prokurim publik, për vitin 2020. (Zyret e KDI-së, ora 11:00)
    
- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu me rastin e përvjetorit të aprovimit të Konventës së Stambollit takohet me Njësitin Kundër Dhunës në Familje-Policia e Kosovës. (Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës, ora 11:45)
    
- Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, do ta ndajë çmimin “Evropiani i Vitit 2021”, i cili jepet për të gjashtën herë radhazi nga BE-ja. (Shtëpia e Evropës, ora 13:00)