30 Shtator 2022

BE përgatit paketen e 6-të te sanksioneve, embargo te plotë ndaj naftës ruse

Bruksel, 4 maj - Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka zbuluar përmbajtjen e paketës së gjashtë të sanksioneve, e cila do t’i japë goditjen më të rëndë industrisë ruse të naftës deri më tani.

Përkatësisht, Von der Leyen tha se varësisë evropiane nga nafta ruse i ka ardhur fundi. Është planifikuar të heqë naftën bruto në gjashtë muaj, dhe produktet e rafinuara deri në fund të vitit 2022.

“Ne do të ndalojmë plotësisht importin e naftës ruse. Ne do të sigurohemi që gradualisht të heqim qafe naftën ruse në një mënyrë që ne dhe partnerët tanë të pajisen me mjete alternative të shpërndarjes. Në këtë mënyrë ne duam të minimizojmë ndikimin në tregun global. “Nuk do të jetë e lehtë, por brenda gjashtë muajve ne duam të ndalojmë importin e naftës bruto nga Rusia dhe të gjitha derivatet e tjera të naftës deri në fund të vitit”, tha ajo.

Propozimi i komisionit do të prezantojë gradualisht një ndalim të importit të naftës nga Rusia për një periudhë prej gjashtë deri në tetë muaj dhe Hungaria dhe Sllovakia do të lejohen të qëndrojnë për disa muaj më gjatë, thanë zyrtarët e BE-së për AFP.

Kush tjetër mbulohet nga sanksionet?

Dihet se paketa e gjashtë e sanksioneve mbulon edhe tre fusha të tjera.

Oficerët e lartë ushtarakë që kryen krime lufte në Bucha dhe Mariupol ishin të parët që u vunë në shënjestër dhe Von der Leyen u tha të gjithë ushtarëve rusë të përfshirë në masakra se BE-ja e dinte se kush ishin dhe nuk do të shpëtonin.

Lista përfshin gjithashtu Sberbank, banka më e madhe ruse, e cila do të përjashtohet nga sistemi bankar SWIFT.

Më pas, tre transmetues të mëdhenj të propagandës shtetërore ruse do të mbyllen në BE.

Kalendari

Ngjarjet e datës 30 shtator 2022

- Në Ditën Ndërkombëtare e Personave të Moshuar UNFPA prezanton të dhenat kyqe dhe opsionet e dala nga anketa për izolimin social tek personat e moshuar në Kosovë. (Hotel International Prishtina, ora 10:00)

- Mbahet takimi i 219-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Online, ora 10:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës interviston Hekuran Murati, Minister i Financave, Punës dhe Transfereve dhe interviston Ymer Fejzullahu, Kryesues i Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Balkan Green Foundation me mbështjetje të Heinrich Böll Stiftung mban konferencë për media, në të cilën do të prezentohet hulumtimi: “Kriza Energjetike në Ballkanin Perëndimor: Masat e ndërmarra në kohën e rritjes së çmimeve të energjisë”. (Zyret e Balkan Green Foundation afër Librarisë Koha në Prishtinë, ora 12:00)

- Nën organizimin e organizatës gjermane GIZ, kryetarët e komunave të regjionit të Gjilanit nënshkruajnë memorandum mirëkuptimi. (Hotel Astoria në Gjilan, ora 13:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Zëvendëskryeministren për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, znj. Emilija Redžepi, marrin pjesë në tryezën e rrumbullakët me komunitetin boshnjak, organizuar nga Zyra për Çështje të Komuniteteve e Zyrës së Kryeministrit. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 13:30)

- Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino do të qëndrojë në Kosovë ku mbajë edhe një konferencë për media. (Selia e Federatës së Futbollit, ora 15:00)

- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministri Hajrulla Çeku, përfaqësues të Federatës së Xhudos të Kosovës marrin pjesë në ceremoninë e lansimit të programit "Kosova, shtet i xhudos”. (Lapidariumi i Muzeut Kombëtar të Kosovës, ora 17:00)

- Qendër Telefonike për Parandalim të Vetëvrasjes Linja e Jetës organizon një koncertë për mbledhje të fondeve në mënyrë që të mos mbyllet pasi është në gjendje të rënduar financiare, ora 20:30