24 Prill 2024

BE dhe UNDP ndihmojnë personat me aftësi të kufizuar dhe të moshuarit

Prishtinë, 18 nëntor - Zyra e Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) do të dorëzojnë dy klinika mobile të cilat do të përdoren për ofrimin e shërbimeve bazë që janë e drejtë e të gjithëve por vështirë të qasshme për personat me aftësi të kufizuar dhe të moshuarit në mbarë Kosovën.  

Klinikat mobile janë automjete të modifikuara që do të lëvizin neper komunitete anembanë Kosovës, qofshin urbane ashtu edhe rurale, dhe do te ofrojnë shërbime të ndryshme, te bazuar në nevojat e komuniteteve.

Klinikat mobile do tu dorëzohen OJQ-së “Nëna Tereza” dhe OJQ-së Handikos Gjilan në prani të Tomáš Szunyog, shef i Zyrës së BE-së në Kosovë, znj. Maria Suokko, Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së ne Kosove, dhe Ilir Kapiti, Zëvendësministër i Financave, Punës. dhe Transfereve.

Zef Shala nga OJQ-së Nëna Terezë dhe Fatmir Shurdhani nga Handikos Gjilan do t’i pranojne klinikat mobile nga përfaqësuesit e BE-së, zyra në Kosovë dhe UNDP në Kosovë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)