23 Prill 2024

BE dhe KE mbështesin themelimin e Fondit të Konfiskimit në Kosovë

Prishtinë, 31 maj - Bashkimi Evropian (BE) dhe Këshilli i Evropës (KE), përmes një projekti të financuar bashkërisht kundër krimit ekonomik – PECK III, organizuan një tryezë diskutimi lidhur me themelimin e Fondit të Konfiskimit në Kosovë.

Kjo ngjarje u shfrytëzua për të diskutuar për draft koncept dokumentin për themelimin e fondit, të përgatitur nga Ministria e Drejtësisë e Kosovës, që paraqet praktikat më të mira ndërkombëtare dhe për të dhënë rekomandime në këtë fushë.

“Ndonëse vlera e përgjithshme e pasurive të konfiskuara në Kosovë është margjinale, puna për themelimin e Fondit të Konfiskimit është një hap në drejtimin e duhur dhe një detyrim që buron nga Agjenda për Reforma Evropiane II e Kosovës”, tha Jarmo Helppikangas, udhëheqës  i Seksionit për Sundimin e Ligjit, të Drejtat e Njeriut dhe Çështjet Ligjore në Zyrën e BE-së në Kosovë.

“Themelimi i Fondit është i rëndësishëm pasi që do të mundësoj që pasuritë e përfituara në mënyrë të paligjshme dhe më pas të konfiskuara të shfrytëzohen për përfitime të shoqërisë. BE-ja dhe Këshilli i Evropës presin të punojnë me institucionet e Kosovës për themelimin e këtij Fondi”.

Përveç përfaqësueseve të Ministrisë së Drejtësisë të Kosovës, përfaqësuesve të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve të Kosovës, Agjencisë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, agjencive për zbatimin e ligjit, shoqërisë civile, në debat morën pjesë edhe partnerët ndërkombëtarë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)