29 Mars 2024

BB do të vazhdojë të mbajë në nivel të lartë bashkëpunimim me BQK-në

Prishtinë, 1 qershor - Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës Fehmi Mehmeti, gjatë ditës së sotme ka pritur në takim drejtues të lartë të Bankës Botërore, të udhëhequr nga Zëvendëspresidentja e Bankës Botërore për Evropë dhe Azi Qendrore znj. Anna Bjerde.
 
Guvernatori Mehmeti njoftoi ekipin e Bankës Botërore për performancën e mirë të sektorit financiar në Kosovë, e në veçanti atij bankar dhe potencoi rëndësinë e këtij sektori në mbështetje të zhvillimit ekonomik të vendit.

Guvernatori Mehmeti po ashtu shpalosi pikëpamjet e Bankës Qendrore lidhur me perspektivën e zhvillimit ekonomik në përgjithësi dhe rolin e sektorit financiar si kontribuues kyç në financimin e ekonomisë.

Guvernatori Mehmeti shprehu vlerësimin e lartë ndaj Bankës Botërore për gatishmërinë që të na ofrojë programe të reja të asistencës teknike, si dhe përfundimin e projekteve ekzistuese që kanë të bëjnë me sistemin e pagesave dhe përpilimin e strategjisë kombëtare për përfshirje financiare.

Në të njëjtën kohë, Guvernatori theksoi përkushtimin e BQK-së për të qenë partner i besueshëm i Bankës Botërore dhe vazhdimin e bashkëpunimit në të gjitha aspektet.

Nga ana tjetër, Zëvendëspresidentja e Bankës Botërore për Evropë dhe Azi Qendrore znj. Anna Bjerde theksoi se Banka Botërore do të vazhdojë të mbajë në nivel të lartë bashkëpunimim me BQK-në, në realizimin e projekteve që për qëllim kryesor kanë zhvillimin e vazhdueshëm të sektorit financiar dhe të ekonomisë së Kosovës në përgjithësi.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)