06 Dhjetor 2022

Banka Qendrore Evropiane mban të pandryshuara normat bazë të interesit

Frankfurt, 14 prill - Banka Qendrore Evropiane (BQE) mbajti sot të pandryshuara normat bazë të interesit, pavarësisht rritjes së çmimeve të mallrave dhe inflacionit të lartë rekord.

Norma bazë e rifinancimit të bankës qëndron në 0 për qind, ndërkohë që norma e kredisë marxhinale mbeti e pandryshuar në 0.25 për qind, kurse norma e kredisë së saj të depozitave u mbajt në minus 0.5 për qind.

"Agresioni rus në Ukrainë po shkakton vuajtje të mëdha. Ai po ndikon gjithashtu ekonomi, në Evropë dhe më gjerë. Konflikti dhe pasiguria që lidhen me të po rëndojnë shumë mbi besimin e bizneseve dhe konsumatorëve", thuhet në deklaratën e BQE-së.

"Problemet e tregtisë po çojnë në mungesa të reja materialesh dhe kapacitetesh. Rritja e çmimeve të energjisë dhe mallrave po redukton kërkesën dhe po pengon prodhimin", thuhet në deklaratë.

Inflacioni vjetor i Eurozonës arriti në 7.5 për qind në mars, nga 5.9 për qind në shkurt, sipas zyrës statistikore të BE-së, Eurostat.

Ndërsa energjia ka fitimin më të lartë në muajin mars me një rritje vjetore prej 44.7 për qind, ajo pasohet nga ushqimet e papërpunuara me një fitim prej 7.8 për qind, sipas vlerësimeve të Eurostat.

"Zhvillimi i ekonomisë do të varet në mënyrë thelbësore nga mënyra se si evoluon konflikti, nga ndikimi i sanksioneve aktuale dhe nga masat e mundshme të mëtejshme. Në të njëjtën kohë, aktiviteti ekonomik ende po mbështetet nga rihapja e ekonomisë pas fazës së krizës së pandemisë”, tha BQE.

Banka vuri në dukje se inflacioni është rritur ndjeshëm dhe do të mbetet i lartë gjatë muajve në vijim, kryesisht për shkak të rritjes së ndjeshme të kostove të energjisë.

BQE tha se pret që blerjet neto të aktiveve në kuadër të programit të saj të blerjes së aktiveve (APP) duhet të përfundojnë në tremujorin e tretë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 6 dhjetor 2022

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Agjencia e Statistikave të Kosovës mban nesër takim konsultativ me Kryetar dhe përfaqësues të Komunave në Kosovë. (Hotel International Prishtina në Veternik, ora 9:30)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 9:30)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizojnë tryezën e rrumbullakët për reformën në Administratën Publike. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton Projektligjin për Anti Dopingun. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225, ora 10:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale takohet me Elvana Shala, ambasadore e vullnetit të mirë në Komisionin ndërkombëtar për të drejtat e njeriut ku do të diskutohet organizimi i kongresit botëror për personat me aftësi të kufizuara. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton në parim i Projektligjin për zhvillimin rajonal të balancuar. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)   

- Qendra Kosovare për Zhvillim dhe Avokim mban konferencën për media në lansimin e fushatës “E Drejta për Ajër të Pastër - vrasësi i padukshëm NO2 -”. (Restorant “Rings” tek Sheshi ‘Nënë Tereza”, ora 11:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale organizon tryezën e rrumbullakët lidhur me punën, të arriturat dhe sfidat e Qendrave për Punë Sociale’’. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Komuna e Prishtinës inauguron veprën e artit në hapësira publike “Never Say Never” të artistit të mirënjohur bashkëkohor Alban Muja, e që po realizohet me mbështetje të Komunës së Prishtinës dhe MB Office. (Parku “Adem Demaçi”, ora 12:00)

- Zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi raporton para Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë lidhur me dialogun dhe planin franko-gjerman. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 13:00)

 - Organizata jofitimprurëse Code organizon takimin lançues “Ora e Kodit” e cila është hyrje 1 orëshe në shkenca kompjuterike e krijuar për të shpjeguar “kodimin”. (Shkolla “Xhemail Mustafa” në Prishtinë, ora 13:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi organizon tryezë të rrumbullakët, mbi publikimin e Raporteve: ‘‘Transparenca e Qeverisë’’ dhe ‘‘Transparenca në Ndërmarrjet Publike’’. (Hotel Sirius, ora 13:00)
 
- Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton Projektligjin për Vlerësimin e ndikimit në mjedis, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 13:00)

 

- Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, së bashku me Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, prezantojnë buxhetin për vitin 2023 para qytetarëve të Komunës së Podujevës. (Teatrin ”Avdush Hasani” në Podujevë, ora 17:30)