25 Prill 2024

Banka Qendrore e Britanisë rrit normat e interesit

Londër, 3 shkurt - Banka e Anglisë rriti normat e interesit me 0,25 pikë përqindjeje në 0,5 për qind.

"Komiteti i Politikës Monetare (MPC) vendos politikën monetare për të përmbushur objektivin e inflacionit prej 2 për qind edhe atë në një mënyrë që ndihmon në ruajtjen e rritjes dhe punësimit", tha banka.

Muajin e kaluar, banka rriti shkallën me 0,15 pikë në 0,25 për qind.

Gjithashtu theksohet se ekonomia globale dhe ajo britanike u kthyen në nivelet para pandemisë në fund të vitit të kaluar, por varianti Omicron i koronavirusit vlerësohet të ketë ngadalësuar aktivitetin ekonomik gjatë dy muajve të fundit.

"Por ndikimi i tij ekonomik ka të ngjarë të jetë i kufizuar dhe me kohëzgjatje të shkurtër, dhe GDP e Britanisë pritet të rikuperohet në shkurt dhe mars, në mënyrë që prodhimi të kthehet në nivelin e tij para pandemisë edhe një herë në fund të tremujorit të parë", thuhet më tej.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)