19 Prill 2024

Banka Botërore pezullon ndihmën për Afganistanin

Washington, 25 gusht - Banka Botërore theksoi se ka ndaluar disbursimet e parave të ndihmës për Afganistanin pasi talebanët morën kontrollin e vendit të shkatërruar nga lufta.

Banka po "monitoron nga afër" situatën në Afganistan, tha një zëdhënës i bankës.

"Ne jemi thellësisht të shqetësuar për situatën në Afganistan dhe ndikimin në perspektivat e zhvillimit të vendit, veçanërisht për gratë", tha zëdhënësi.

Institucioni me seli në Washington do të vazhdojë të konsultohet ngushtë me bashkësinë ndërkombëtare dhe partnerët e zhvillimit mbi situatën dhe po eksploron mënyra për të mbetur të angazhuar në ruajtjen e "fitimeve zhvilluese të fituara me vështirësi".

Që nga viti 2002, përmes Shoqatës Ndërkombëtare të Zhvillimit, Banka Botërore ka ofruar rreth 5,3 miliardë dollarë për projektet e rindërtimit dhe zhvillimit në Afganistan.

Në fillim të këtij viti, banka premtoi rreth 800 milionë dollarë për vendin.

Ky veprim vjen pas një vendimi të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) javën e kaluar për të pezulluar aksesin e Afganistanit në burimet e Fondit, përfshirë gati 440 milionë dollarë në rezervat e reja monetare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)