19 Qershor 2021

Banka Botërore mbështet Kosovën në projektet e mirëqenies se qytetarëve

Prishtinë, 2 qershor -  Ministri i Financave, Punës dhe Tranfereve Hekuran Murati ka pritur sot në takimin njoftues drejtoreshën Rajonale të Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor Linda van Gelder, në kuadër të vizitës zyrtare të saj në Kosovë.

Gjatë takimit të dyja palët diskutuan për prioritetet e qeverisë Kurti, me fokus për projektet e deritanishme të Kosovës me Bankës Botërore, dhe ato që pritet të jenë në të ardhmen.

Me këtë rast ministri Murati e falënderoi znj. Linda van Gelder për vizitën dhe për mbështetjen e Bankës Botërore me projektet e deritanishme, veçanërisht në këtë fazë ku po përballemi me  pandeminë Covid19, si dhe vlerësoj nevojën për mbështetje me projekte të reja të cilat janë edhe në përputhje me programin e Qeverisë së Kosovës.

Ndërsa, drejtoresha Rajonale e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor Linda van Gelder, e uroj ministrin Murati për pozitën, si dhe e ritheksoi edhe një herë gatishmërinë e Bankës Botërore për të mbështetur Kosovën në projektet të cilat kanë fokus jetën dhe mirëqenën e qytetarëve të saj.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 Qershor 2021 - Pishina e Gërmisë hap dyert për sezonin veror 2021. (Gërmia, Prishtinë, ora 10:00)    

- Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) dhe forumZFD promovojnë librin “Përtej dhimbjes, drejt guximit: Rrëfime për traumën e dhunës seksuale në luftë”. (Biblioteka Kombëtare, ora 11:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës në të cilen do të shqyrtojë dhe miratojë rekomandimit për caktimin lartësisë së Shpenzimeve të Fushatës për zgjedhjet lokale 2021. (Selia e KQZ-së, ora 11:00)

- Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, bën homazhe te varri i veprimtares Nekibe Kelmendi, në 10 vjetorin e vdekjes. (Varri i Nekibe Kelmendi, ora 12:00)

- Komuna e Mitrovicës do të bejë përurimin e rrugës së asfaltuar në fshatin Kovaqicë të Shalës së Bajgores. (Fshati Kovaqicë, ora 14:00)