08 Gusht 2022

Auditorja Spanca prezanton raportet e audtimit të sezonit 2021/22

Prishtinë, 5 korrik - Sot në ambientet e Zyrës Kombëtare të Auditimit, Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca mban konferencë për media me rastin e përfundimit të sezonit auditues 2021/22 dhe procesit të publikimit të 121 raporteve të auditimit.

Në këtë konferencë Auditorja e Përgjithshme do të prezantojë çështjet kryesore të paraqitura në raportet e auditimit të rregullsisë dhe performancës opinionet dhe parregullsitë kryesore të cilat ZKA-ja i ka identifikuar përmes auditimeve për vitin 2021.

Auditorja e Përgjithshme në këtë konferencë do të paraqes edhe numrin e rasteve të dyshimit për kryerje të veprës penale të identifikuara nga procesi i auditimit dhe të dorëzuara në Prokurori.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2022

 - Universiteti i Biznesit dhe Teknologjisë mban konferencën e Akademikëve të Diasporës. (Parku Shkencor Inovativ i UBT-së në Lipjan, ora 9:00)

- Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje! në Prishtinë mban konferencë për media. (Pallati i Drejtësisë, objekti A, ora 11:30)

- Grupi Parlmentar i Lëvizjes Vetëvendosje! mban konferencë për media. (Holli i Kuvendit. ora 14:00)

- Fondacioni Lumbardhi hap ekspozitën " Çka nëse historia do të na përkiste neve?" të kuruar nga Kumjana Novakova. (Shtëpia e Shani Efendiut në Prizren, ora 20:00)

- Dokufest dhe Lumbardhi organizojnë koncertin e Hercules & Love Affair. (Kino Bahçe!, ora 20:00)