26 Prill 2024

Auditori i Kosovës dhe ai i Maqedonisë shkëmbejnë e idetë dhe përvojat

Prishtinë, 27 prill - Auditor i Përgjithshëm i Autoritetit të Maqedonisë së Veriut për auditimin e fondeve IPA, Adem Curi i shoqëruar nga këshilltari  për auditimin e programeve të financuara nga BE dhe bashkëpunimin ndërkombëtar Ivan Ignjatov të martën zhvilluan një vizitë pune në Zyrën Kombëtare të Auditimit të Kosovës.
 
Osmani dhe Curi folën për rëndësinë e auditimit të fondeve të Bashkimit Evropian me qellim që ato të shpenzohen në mënyrë efektive dhe në dobi të qytetarëve dhe për modalitetet e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve në mënyrë që Kosova gradualisht të përgatitet në ngritjen e këtyre strukturave krahas progresit të vendit në procesin e integrimeve evropiane.
 
Përfaqësuesit e Zyrës Kombëtare të Auditimit, njoftuan delegacionin e Autoritetit të Maqedonisë së Veriut për auditimin e fondeve IPA lidhur me zbatimin e Planit Strategjik të Zyrës Kombëtare të Auditimit 2018-2021 dhe Planit aktual vjetor të auditimit; Procesin e Auditimit, Kontrollin e cilësisë dhe Sigurimin e cilësisë; Zhvillimin Profesional dhe Komunikimi me palët  e interesit; bashkëpunimin me organet e drejtësisë dhe organizmat përkatëse për luftimin e korrupsionit; si dhe për bashkëpunimin ndërkombëtar.
 
Edhe përfaqësuesit e Autoritetit të Maqedonisë së Veriut për auditimin e fondeve IPA bën një prezantim të këtij institucioni duke treguar për mandatin, detyrat dhe përgjegjësitë e tij.
 
Të dy institucionet e vlerësuan të rëndësishëm bashkëpunimin e mëtutjeshëm në mes tyre dhe shkëmbimin e ideve dhe përvojave të tyre. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)