19 Qershor 2021

ATK tejkalon planin e të hyrave janar-maj 2021 për 23.9 milion euro

Prishtinë, 9 qershor - Vazhdon trendi i rritjes së të hyrave nga Administrata Tatimore e Kosovës, ku nga muaji janar deri në maj 2021 është arritur që të inkasohen 23.9 milion euro me shumë së plani i paraparë, ndërsa nëse krahasojmë parametrat e njëjtë me vitin paraprak kemi arritur të kemi performancë tejet premtuese, duke rritur inkasimin për 56.8 milion euro.

Institucioni ndër më të rëndësishmit në mbushjen e buxhetit të shtetit deri më tani (janar-maj 2021) ka mbledhur tatime në total 242.9 milion euro, kjo ecuri e deritanishme e bënë ATK-në dhe stafin e saj edhe më vigjilent, në realizimin e objektivave të saj, të cilat në masë të madhe janë me karakter të modernizimit dhe avancimit të mëtutjeshëm të shërbimeve ndaj tatimpaguesve.

ATK synon që në pjesën e dytë të këtij viti të vazhdoj me reforma në procese si atë të hartimit dhe zbatimit të planit për përmirësimin e regjistrit të tatimpaguesve / deklaratave tatimore, implementimin e Strategjisë së Kontrollit 2020-2022, si dhe modernizimin e DTM-së.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 Qershor 2021 - Pishina e Gërmisë hap dyert për sezonin veror 2021. (Gërmia, Prishtinë, ora 10:00)    

- Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) dhe forumZFD promovojnë librin “Përtej dhimbjes, drejt guximit: Rrëfime për traumën e dhunës seksuale në luftë”. (Biblioteka Kombëtare, ora 11:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës në të cilen do të shqyrtojë dhe miratojë rekomandimit për caktimin lartësisë së Shpenzimeve të Fushatës për zgjedhjet lokale 2021. (Selia e KQZ-së, ora 11:00)

- Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, bën homazhe te varri i veprimtares Nekibe Kelmendi, në 10 vjetorin e vdekjes. (Varri i Nekibe Kelmendi, ora 12:00)

- Komuna e Mitrovicës do të bejë përurimin e rrugës së asfaltuar në fshatin Kovaqicë të Shalës së Bajgores. (Fshati Kovaqicë, ora 14:00)