26 Prill 2024

ATK prezanton rregulloren e brendshme për parandalimin e konfliktit të interesit

Prishtinë, 8 shtator - Përmes një konference të përbashkët për media Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës Ilir Murtezaj dhe Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsion Shaip Havolli,  kanë prezantuar Rregulloren e Brendshme për Parandalimin e Konfliktit të Interesit për ATK-në, e cila njëherit është edhe ndër rregulloret e para të hartuara nga institucionet e vendit.

“Lufta kundër  korrupsionit nuk mund të zhvillohet nga një institucion i vetëm, por kjo luftë duhet të jetë në vazhdimësi brenda institucioneve”, kështu tha Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Ilir Murtezaj gjatë fjalës së tij.  

Ai po ashtu, shtoi se kjo rregullore ka për qëllim vendosjen e rregullave dhe procedurave të brendshme për parandalimin e konfliktit të interesit për të gjithë stafin e  Administratës Tatimore të Kosovës.

Në rregullore përveç kufizimeve të vendosura për stafin kemi përcaktuar edhe obligimet e udhëheqësve, si dhe Divizionit të Standardeve Profesionale për parandalimin, detektimin dhe trajtimin e informacioneve për konflikt të interesit.

Kufizimet që kemi bërë për stafin e ATK-së janë nxjerr në bazë të një vlerësimi të riskut për mundësit e keqpërdorimit të pozitave zyrtare, tha ndër të tjera drejtori Murtezaj.

E nga ana tjetër, Drejtori i AKK-së Shaip Havolli tha se si institucion përgjegjës për vlerësimin, parandalimin e konfliktit të interesit e përshëndesim institucionin e ATK-së për këtë hapë, pasi që hartimi i kësaj rregullore është ndër të parat nga të gjitha institucionet e vendit dhe njëherit shumë e nevojshme.

Ai veç tjerash, përmendi bashkëpunimet e tjera që kanë me ATK-në të cilat janë shumë të dobishme në luftimin dhe parandalimin e konfliktit të interesit.

Në këtë konferencë po ashtu u përmenden disa nga masat (ndalesat) e vendosura në këtë rregullore, siç janë:

-          Stafi apo zyrtarët tatimorë punësim primar do ta kenë vetëm ATK-në;

-          Stafi nuk ka te drejte te këtë biznese ne pronësinë e tij;

-          Stafi nuk mund te krijoj marrëdhënie punësim sekondare ne çështjet qe bije ne konflikt me misionin e ATK-se ( Kontabilist, këshilltar financiar, borde te ndërmarrjeve private, apo vende tjera ne raste kur ka kryer një detyre zyrtare brenda dy viteve, etj );

-          Parandalimi i nepotizmit ( p.sh nuk mund te ketë udhëheqësi ne varësin e tij ndonjë anëtarë te familjes );

-          Vendosjen e kufizimeve ne marrëdhënien  kontraktuale ( p.sh brenda dy viteve ku zyrtari I ATK-së ka kryer kontrollë apo ka marrë vendime te ndryshme te ndonjë biznes, nuk mund te blejë pasuri te luajtshme dhe të Paluajtshme, qiraja, huamarrja, etj.);

-          Janë përcaktuar per stafin obligimet per deklarimet me mirëbesim per anëtaret e familjes qe kane biznese dhe qe mbajnë kontabilitet;

-          Obligimet e stafit per te shmangur vete konfliktin e interesit, duke deklaruar të mbikëqyrësi i drejtpërdrejtë situatën e konfliktit te interesit ;

-          Ndalesa te ndryshme per zyrtarin ( nuk ka te drejte te referoj ndonjë kontabilist per biznesin, te pranoje dhurata, etj )

-          Bartja e bizneseve ne një regjion apo ekip tjetër nëse ka person te afërm;

-          Organizimin e trajnimeve dhe këshillimeve per stafin.

Vlen të theksohet se në këtë rregullore janë përcaktuar edhe mënyrat e trajtimit dhe detektimit të situatave të konfliktit të interesit, hartimi i kësaj rregullore është bërë edhe në bashkëpunim me sindikatën e ATK, konsultime me OJQ, USAID, etj.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)