20 Prill 2024

ATK mbledh 435 milionë euro për shtatë muaj

Prishtinë, 11 gusht - Administrata Tatimore e Kosovës (ATK)  ka bërë të ditur se të hyrat e përgjithshme nga tatimet për shtatë muaj të këtij viti janë realizuar në vlerë 435.9 milion euro ose 31.1 milion euro apo 7.7% më shumë se plani.

"Përderisa krahasuar më një vit me parë shohim se kemi tejkalim për 80.3 milion euro apo 22.6 për qind", thuhet në njoftimin e ATK-së.

Administrata Tatimore e Kosovës thekson se është e përkushtuar maksimalisht që të kemi zbatueshmëri të plotë të legjislacionit tatimor, në mënyrë që vendi të ketë qëndrueshmëri fiskale. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)