13 Qershor 2021

ATK mbledh 15.8 milion euro të hyra më shumë së planifikimi

Prishtinë, 7 maj - Përveç ofrimit të shërbimeve ndaj tatimpaguesve, inkasimi i të hyrave është njëri ndër prioritetet kryesore të Administratës Tatimore të Kosovës.

ATK, për katër muajt e parë të këtij viti është duke shënuar trend shumë pozitivë në inkasimin e të hyrave, ku ky trend i inkasimit ka tejkaluar edhe pritshmërit që ATK ka pasur për periudhën Janar-Prill 2021.

Gjatë kësaj periudhe, ATK ka inkasuar 201.3 milion euro tatime, ku në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kemi rritje  për 37.2%  apo 54.6 milion euro më shumë, ndërsa në krahasim me planin kemi inkasuar 15.8 milion euro më shumë ose 8.6%.

Bazuar në trendin e të hyrave nëpër muaj, pritet që të kemi realizim të planit të të hyrave edhe për muajt në vijim.

ATK, inkurajon gjithë tatimpaguesit që të deklarojnë dhe paguajnë obligimet e tyre tatimore, sepse vetëm në këtë mënyrë vendi ynë do të jetë në gjendje të përballet me sfidat e zhvillimit ekonomik dhe pandemisë COVID-19. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 13 Qershor 2021 - Klubi Off Road Prizreni organizon ngjitje në Maje tek Liqenet. (Përball Qendrës Sportive ”Sezair Surroi” në Prizren, ora 10:00)
 
 - Me rastin e shënimit të 14 Qershorit, Ditës së Çlirimit të komunës së Rahovecit mbahet finalja në futboll të vogël. (Palestra Sportive“Mizahir Isma”, ora 18:00)