26 Prill 2024

ATK ka identifikuar dhe formalizuar 2, 756 punëtorë të pa regjistruar

Prishtinë, 6 tetor - Formalizimi i të punësuarve vazhdon të mbetet një ndër prioritetet e Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), e cila ka intensifikuar aktivitetet e saj në këtë drejtim.

ATK ka thënë së si institucion, në vazhdimësi ka trajtuar këtë dukuri dhe nga inspektimet që janë bërë bizneseve në teren nga muaji janar deri në shtator të këtij viti, ka arritur që të identifikojë dhe formalizojë 2, 756  punëtorë të pa regjistruar.

Aktualisht Administrata Tatimore ka filluar me zbatimin e tri projekteve të mëdha të përmbushjes, ku secila prej tyre ka indikacion të drejtpërdrejt në formalizmin e punëtorëve, projektet në fjalë si ai i punësimit joformal, ndërtimtarisë, akomodimit dhe shërbimit ushqimor janë të bazuara në metodologjinë e vlerësimit të rrezikut.

Këto tri projekte janë hartuar në bashkëpunim të ngushtë me FMN-në dhe përmes së cilave ne synojmë trajtimin e dukurisë së punësimit joformal apo punës së pa deklaruar.

Po ashtu, Qeveria e Republikës së Kosovës është e orientuar në formalizmin e këtij sektori, përmes vendimeve të ndryshme, si dhe përmes Pakos për Ringjallje Ekonomike, konkretisht përmes masave 1.1, 1.2 dhe 1.3 të cilat janë input shumë i rëndësishme në deklarimin e punëtorëve, por edhe rritjes së sensibilizimit të punëtorëve për të kërkuar që të deklarohen nga ana e punëdhënësit.

Njëherit, ATK inkurajon të gjithë punëdhënësit dhe punëtorët që të aplikojnë për të përfituar nga masat 1.1, 1.2 dhe 1.3 sepse duke deklaruar punëtorët, ju ndihmoni direkt në uljen e informalitetit në këtë sektor.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)