28 Mars 2024

ATK inkason 552 milion euro tatime

Prishtinë, 10 dhjetor - Vetëm edhe një muaj para përfundimit të vitit 2021, Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) inkason  552.7 milion euro tatime, të hyra këto të cilat garantojnë realizim të projeksionit për këtë vit, por edhe tejkalimin e tij, bazuar në trendin aktual.

Realizimi i të hyrave për këto njëmbëdhjetë muaj ka shënuar rritje për 126.06 milion euro ose shprehur në përqindje 29.5% më shumë nëse krahasojmë me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Rritje të inkasimit është shënuar edhe në raport me planin e paraparë për 41.6 milion euro apo 8.2% më shumë.

Një nivel si ky i inkasimit të të hyrave tregon përkushtimin e jashtëzakonshëm të menaxhmentit të ATK-së dhe stafit të saj, në kryerjen e punës me përkushtim dhe përgjegjësi të plotë, të cilat padyshim që kanë reflektuar arritjen dhe tejkalimin e objektivave.

ATK falënderon gjithë tatimpaguesit që kanë kryer në kohë obligimet e tyre tatimore dhe që kontribuojnë në qëndrueshmërinë fiskale të shtetit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)